KQZ, Gjonçaj: Kodi nuk përmban
nxjerrjen shpejt të rezultatit

KQZ, Gjonçaj: Kodi nuk përmban<br />nxjerrjen shpejt të rezultatit
TIRANË - Është rimbledhur sot Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Përfaqësuesi i PS në KQZ, Genc Gjonçaj ka ngritur shqetësimin se “në raportin e ndërkombëtareve thuhet se “Kodi Zgjedhor nuk e përcakton nxjerrjen e rezultateve paraprake dhe ka kërkuar publikim të shpejtë online të vendimeve të KZAZ-ve. Po sot, KQZ ka paditur kreun e komunës së Kalasë së Dodës. Vendimi erdhi pas ndryshimit të qendrave të votimit u vlerësua në kundërshtim me kriteret e përcaktuara.

GJONÇAJ: KQZ TË NXJERRË MENJËHERË REZULTATET ONLINE
Përfaqësuesi i PS në KQZ, Genc Gjonçaj ka kujtuar problematikën e zgjedhjes së kryetarit të bashkisë së Tiranës, kur rezultatet paraprake të votimit u paraqitën pas një jave.
Ai ka ngritur shqetësimin se “në raportin e ndërkombëtareve thuhet se “Kodi Zgjedhor nuk e përcakton nxjerrjen e rezultateve paraprake dhe ka kërkuar publikim të shpejtë online të vendimeve të KZAZ-ve“.

"Rekomandimi numër 26 i këtij misioni të rëndësishëm është, që KQZ duhet t’i nxjerrë menjëherë rezultatet praparake. Bëra këtë kthim mbrapsht në kohë. Një kopje, tabela e rezultateve kalon dhe publikon menjëherë sapo i merr nga KZAZ-të”, shtoi Gjonçaj.
 
Ai ka kujtuar se ka një udhëzim, që i referohet vitit 2009, mbi detyrimin ligjor për të publikuar online, dmth për të publikuar menjëherë atë që quhet rezultat paraprak zyrtar. Por ai do të kërkonte një rregullim nga KQZ. "Duam një proces sa më transparent raportimi", tha Gjonçaj.

Ai e  pyeti kryetaren e KQZ, se "çfarë është duke u bërë për këtë, pasi nuk kemi informacione se si do shkojë realizimi i projektit, kur do bëhet testimi paraprak i programeve, kur do trajnohen personat, që do marrin pjesë në këtë proces zgjedhor kaq sensitiv për ne dhe publikun", tha Gjonçaj.

LLESHI: SË SHPEJTI TESTI TJETËR
"Është bërë një test paraprak nga Usaid dhe është parashikuar të bëhet një test shumë i shpejtë në KQZ, ku do të ftoheni të merrni pjesë dhe gjithçka e parashikuar në ligj do ta shinhni këtu. Kemi kohë që bashkëpunojmë me një memorandum me USAID", iu përgjigj shqetësimit të Gjonçajt, kryetarja e KQZ, Lefteri Lleshi. Sipas saj, listat janë në faqen e web-it tonë, ku janë bërë publike që në momentin e parë".

KQZ PADIT KRYETARIN E KOMUNËS SË KALASË SË DODËS
KQZ ka paditur sot kreun socialist të komunës së Kalasë së Dodës. Vendimi erdhi pas ndryshimit të qendrave të votimit u vlerësua në kundërshtim me kriteret e përcaktuara.
Komisioni ka marrë në shqyrtim kërkesën e PD-së.

Përfaqësuesi ligjor i PD, Njazi Kosovrasit për ndryshimin e bashkimit të qendrave të votimit 1180 dhe 1182 nga kryetari i komunës Kala e Dodës, qarku Dibër, Bajram Himallari. Sipas Kosovrastit, ndryshimet e dy qendrave të votimit në këtë komunë janë "joligjore" dhe "pa dyshim të qëllimshme".

Për pamundësi të kohës, KQZ ka vendosur të mos ndryshojë qendrat e votimit, por të çojë në kallëzim penal Himallarin.

Në vijim, KQZ ka dhënë autorizimin për disa kryetarë të njësive të qendrave vendore për ndryshimin dhe caktimin e vendndodhjes së disa QV, pavarësisht se sipas Kodit Zgjedhor nuk lejohet asnjë ndryshim i tillë 40 ditë para zgjedhjeve.

VËZHGUES SHTESË
KQZ ka miratuar kërkesën e Qendrës për mbështetje dhe zhvillim të grupeve të margjinalizuara për 340 vëzhgues në procesin zgjedhor të 23 qershorit.
Është miratuar edhe kërkesa e "Sfida"-s për akreditimin e një liste prej 500 personave si vëzhgues  afatshkurtër për zgjedhjet.  
Është miratuar këresa e Aleancës gjinore për zhvillim për 40 vëzgues shtesë në listën që ka miratuar KQZ.
Është miratuar kërkesa e Qendrës për kulturë juridike për 16 vëzhgues afatshkutër të procesit zgjedhor 23 qershor 2013.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?



×

Lajmi i fundit

Disa dyshime në dashuri...çfarë thonë yjet për ju sot

Disa dyshime në dashuri...çfarë thonë yjet për ju sot