KQZ hap kutitë e qarkut Lezhës
dalin sheshit parregullsitëPDF/Ankimimi i PS për rezultatin

KQZ hap kutitë e qarkut Lezhës<br />dalin sheshit parregullsitëPDF/Ankimimi i PS për rezultatin
TIRANE- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përfunduar shqyrtimin e gjashtë kutive me materiale zgjedhore për qarkun e Lezhës sipas kërkesave të dy subjekteve kryesore ankuese PS dhe PD, si dhe ka vijuar me numërimin edhe të 10 kutive të votimit të KZAZ 13, ku edhe aty janë vërejtur probleme të vogla, si dhe mospërputhje mes fletëve të fotokopjuara të nisura nga KZAZ-të dhe rezultateve në tabelat e KQZ, si dhe sot gjatë numërimit. Në kuti ka pasur edhe mungesa të materialeve zgjedhore; proces-verbalit të mbylljes, regjistër të posaçëm të panënshkruar apo regjistër bosh.
 
Hapja e 16 kutive të Qarkut të  Lezhës,  nxorri në pah parregullsitë e shumta që ka pasur në ditën e votimit dhe gjatë numërimit, Nga rinumërimi rezultoi mospërputhje të rezultatit të grupeve të numërimit dhe atij të hedhur online duke bërë që për 39 vota më shumë t’i jepej mandati i katërt Partisë Demokratike.

Nesër pritet numërimi i qarkut të fundit, atij të Shkodrës.

NUMËRIMI I NJËRËS KUTI ME NUMËR 07051
Sipas numërimit të votave të njërës prej kutive të qendrës së votimit 07051 del se partitë kryesore; PS ka marrë 69 vota, PD - 55 vota, LSI - 26 vota, PSD - 4. Ndërsa FRD - 1 votë. Gjithsej ka 212 fletë votimi të vlefshme. Ndërkohë në tabelën e KQZ, PS ka qenë me 70 vota.
 
SHQYRTIMI I MATERIALEVE ZGJEDHORE, DALIN NË PAH MANGËSI
Në kutinë 0907 ka pasur mungesë të proces-verbalit të mbylljes apo një regjistër ishte bosh, ndërkohë që lista e zgjedhësve është me mbi 700 vetë apo regjistër i posaçëm i panënshkruar. Ndërkohë që partitë kanë bërë fotokopje të materialit zgjedhor.

Përfaqësuesi i PS, Eridian Salianji ka komentuar për "A1 Report" pas numërimit se "PS do kërkojë ripërsëritje të votimeve në qarkun Lezhë pas parregullsive që dolën, ku kanë votuar edhe 160 emigrantë që nuk kanë qenë në votime", duke shtuar edhe që "aty është bërë një masakër zgjedhore".

Në materialet zgjedhore të qarkut të Lezhës përfshihen: lista e zgjedhësve, libri i protokollit, proces-verbali i kzaz 15 në Laç. Për këtë qëllim KQZ ka ngritur dy grupe pune numërimi.

“U hapën dy kutitë e para. Të hapen të gjitha, të marrim fotokopjet dhe në praninë tonë të mbyllen përsëri. Tek fotokopjet do ketë një vulë të KQZ. Pas kësaj kutitë duhen mbyllur”, propozoi në fillim përfaqësuesi i PD në KQZ, Njazi Kosovrasti, duke shtuar se  "jemi në një proces, që më transparent nuk bëhet".

"Materialit me vulë e fotokopje s’mund t’i ndryshosh asgjë. Emrat janë aty, ne e kemi listën. Për efekt të shqyrtimit KQZ-së i duhet origjinali. Ju thoni mbyllini pa mbaruar shqyrtimi dhe të vijojmë me fotokopje. Ne duam t’i mbajë KQZ në një process shqyrtimi administrative. Fizikisht t’i ketë KQZ sipas vendimit që ka marrë paradite.Dosja që administron KQZ është më e sigurt se dosjet në Lundër.

"S’kemi probleme vetëm që palët të jenë të qetë. Nëse është më mirë kështu le të rrinë ashtu", shtoi Kosovrasti pas kërkesës së PS për ruajtjen e materialeve zgjedhore në KQZ e jo në Lundër.

Anëtari i KQZ, Osmanaj ka shtuar se "absolutisht se më të sigurta e më të sakta se në Lundër nuk ka askund. Por meqë është kërkesë e PS, po e bëjmë ashtu".

"Kujdes me listën e votuesve! Janë për përdorim të brendshëm dhe keqpërdorimi dënohet me ligj", ka shtuar kryetarja e KQZ, Lefteri Lleshi.

Po ashtu një punonjës i administratës së KQZ ka shtuar se “ky është material vetëm sensitiv, që përdoret vetëm për karakter të posaçëm e s’mund të botohet në media pa pëlqimin e personave që kanë të dhënat në këtë material".  

Ndërkohë pas një pushimi të shkurtër priten të hapen edhe 10 kutitë e votimit të KZAZ 13, me kërkesë të PD, e cila pretendon se ka pasur shkelje me mosdorëzim të materialit origjinal, por të fotokopjeve të rezultateve. Ndërsa nuk ka konsideruar prova zgjedhore materialet filmike.

ÇFARE KERKON PS
Në ankesën e paraqitur nga përfaqësuesi ligjor i PS-së, Genci Gjonçaj socialistët kërkojnë nga KQZ rinumërim të votave në 17 qendra votimi në këtë qark. Po ashtu, kërkohet rinumërim në ZAZ-në nr.15 në Mamurras dhe rivotim në zonën e Laçit, ku u vra dhe përfaqësuesi i LSI-së.
 
Duke evidentuar shkeljet e konstatuara gjatë procesit në zonën e Mamurrasit, PS vëren se diferenca për ndarjen e një mandati në Lezhë lëviz për 39 vota.

Socialistët i kanë kërkuar KQZ-së, që nëpërmjet Ministrisë së Brendshme të verifikojë në sistemin TIMS listën e votuesve të QV-së 0907 të komunës Mamurras, që sipas PS dyshohet se 156 zgjedhës kanë qenë jashtë vendit dhe është votuar nga persona të tjerë.
 
Në vendimin e datës 10 korrik për qarkun e Lezhës, KQZ mori parasysh kërkesën ankimore të PD duke sjellë një ndryshim të rezultatit me një raport mandatesh 4 me 3 në favor të të djathtëve.

PS  kerkon kundershtimin e vendimit nr 701 date 10/07/2013  që shpall rezultatin e votimit per Zonën Zgjedhore Qarku Lezhe për zgjedhjet për Kuvendin 2013 dhe vendimit të KZAZ 15 për miratimin e tabeles permbledhese.

PS kërkon shpalljen e pavleshme të zgjedhjeve në QV nr 0907,QV nr.0910/1 Qv 0856 ,Qv.0856/1, QV.0857 Qv.0857/1 bazuar në nenin 124 dhe 126, neni 160, neni 161, pika 1 të Kodit Zgjedhor të Republikës së Shqipërisë i ndryshuar.
 
PS argumenton se në 4 QV në afërsi të Laçit, me numër Qv.0856 nr Qv.0856/1.Qv 0857 dhe Qv 0857/1, për shkak të vrasjes së komisionerit të LSI-së dhe plagosjes së disa personave solli largimin e zgjedhësve nga keto qendra votimi procesi i votimit ka qenë inekzisten.  Ndërkohë që për QV 0907 dhe QV 09101 është zhvilluar votim fiktiv.

Redaksia online
(sg/mag/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë