KQZ i dha të drejtë PD-së për listat, Kaso: Kjo është vetëm fitorja e parë

 

Fitore e parë, kështu e ka quajtur Ivi Kaso vendimin e KAS, që lejoi garimin në zgjedhjet e 25 prillit 222 qytetarë.

"Tani koalicioni ynë konkurron me potencialin  tij të plot si njerëzor edhe programit, kjo është vetëm beteja e parë e fituar, beteja më e madhe është e 25 prillit, qytetarët e dinë që këto zgjedhje nuk janë për Ramën e Bashën, por vendosin të ardhmen në integrimin në BE, Rama na la pas, Basha do të ndërtojë një qeveri Europaian dhe fytyrë njerëzore", tha Kaso.

Pyetur nëse kjo përbën një garë të drejtë, ku PD me aleatët e saj garojnë me më shumë kndidat, Kaso tha se ato nuk kanë bërë gjë tjetër veçse të respektojnë ligjin.

"Aplikimi i drejtë dhe i barabartë i ligjit garanton garë të barabartë për të gjitha subjekteve", tha Kaso.


Lajmi kryesor:

Rusmajli 'shpëton' ish-partinë e tij! KAS rrëzon Celibashin, pranon listën e koalicionit PD-AN me 222 kandidatë për deputetë! PS ankimon vendimin në Kolegjin Zgjedhor


B.K./r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë