TIRANË- Partia Demokratike fiton betejën e parë ligjore dhe juridike në KQZ për zgjedhjet e 25 prillit. Kjo falë votës së ish-ministrit të tyre, Ilirjan Rusmajli, edhe pse demokratët i dogjën mundësinë për të marrë drejtimin e KQZ-së.

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) ka rrëzuar në mbledhjen e sotme vendimin e kryekomisionerit Ilirjan Celibashi i cili i shkurtoi listën e kandidatëve për deputetë koalicionit PD-AN. KAS vendosi të pranojë listën me 222 kandidatë për deputetë të koalicionit PD-AN.

Me 3 vota pro dhe 2 kundër, iu dha të drejtë demokratëve me argumentin se për aq kohë sa Kodi Zgjedhor nuk e ka përcaktuar numrin maksimal të kandidatëve, nuk është kompetencë e komisionerit që të përcaktojë numrin e kandidatëve. I njëjti argument i sjellë në KAS edhe nga PD-ja, e cila përfaqësohej nga Sekretari për çështjet Zgjedhore, Ivi Kaso, ndërsa PS-ja me anë të Eridjan Salianjit është shprehur se kjo listë cenon barazinë e garës.

Gazetarja e Report Tv, Danjela Maloku ka mësuar se kanë votuar pro Ledio Braho, Elvis Çefa dhe Ilirjan Rusmajli, i cili ka "shpëtuar" ish-partinë e tij. Ndërkohë, kundër kanë votuar Koli Bele dhe Elvin Lako.

Një vendim të tillë, Kaso e cilësoi si fitoren e parë të demokratëve. Pyetur nëse kjo përbën një garë të drejtë, ku PD me aleatët e saj garojnë me më shumë kndidat, Kaso tha se ato nuk kanë bërë gjë tjetër veçse të respektojnë ligjin. PD-ja ka dërguar 222 emra në total nga 153 emra që lejohet.  (Lexo këtu për listën e plotë)

Pro pranimit të ankimimit
Ilirjan Rusmajli
Ledio Braho
Elvis Çefa
Kundër pranimit të ankimimit
Elvin Lako
Koli Bele

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:33
KAS pranoi listën e koalicionit PD-AN me 222 kandidatë për deputetë, PS ankimon vendimin në Kolegjin Zgjedhor

Partia Socialiste ka ankimuar vendimin e KAS që lejoi koalicionin e PD-Aleanca për Ndryshimin të kishte në listën e saj  222 kandidatë për deputet nga 153 që duheshin sipas KQZ-së.

Përfaqësuesi i PS-se në KQZ, Eridian Salianji ka qenë ai që ka ankimuar këtë vendim të KAS në Kolegjin Zgjedhor duke thënë se nuk ishte i drejtë.

Gjatë ditës së sotme Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS), rrëzoi sot vendimin e KQZ-së për reduktimin e listës për kandidatë të Partisë Demokratike dhe aleatëve nga 222 në 153.

Ora 14:58
KAS 'rrëzoi' Celibashin për listën e kandidatëve të PD, Report Tv zbardh votat pro dhe kundër

1616502105_kas.jpg

Gazetarja e Report TV, Danjela Maloku ka zbatur votat në Komisionin e Ankesave dhe Sankioneve, mbi nakimimin e PD-së për listën e kandidatëve. 

Elvin Lako – Kundër pranimit të ankimimit

Elvis Çefa –Pro pranimit të ankimimit

Ilirjan Rusmali – Pro pranimit të ankimimit

Koli Bele –  Kundër pranimit të ankimimit

Ledio Braho –  Pro pranimit të ankimimit

Ora 14:27
KQZ i dha të drejtë PD-së për listat, Kaso: Kjo është vetëm fitorja e parë

 

Fitore e parë, kështu e ka quajtur Ivi Kaso vendimin e KAS, që lejoi garimin në zgjedhjet e 25 prillit 222 qytetarë.

"Tani koalicioni ynë konkurron me potencialin  tij të plot si njerëzor edhe programit, kjo është vetëm beteja e parë e fituar, beteja më e madhe është e 25 prillit, qytetarët e dinë që këto zgjedhje nuk janë për Ramën e Bashën, por vendosin të ardhmen në integrimin në BE, Rama na la pas, Basha do të ndërtojë një qeveri Europaian dhe fytyrë njerëzore", tha Kaso.

Pyetur nëse kjo përbën një garë të drejtë, ku PD me aleatët e saj garojnë me më shumë kndidat, Kaso tha se ato nuk kanë bërë gjë tjetër veçse të respektojnë ligjin.

"Aplikimi i drejtë dhe i barabartë i ligjit garanton garë të barabartë për të gjitha subjekteve", tha Kaso.

Ora 13:20
KAS rrëzon Celibashin, pranon listën e koalicionit PD-AN me 222 kandidatë për deputetë

 

KAS rrëzon Ilirjan Celibashin, i cili i shkurtoi listat koalicionit të PD-së.

"Me shumicë votash, pranonim e kërkesës ankimore të PD-së, ndryshimin e vendimit të Komisonerit Shtetërorë të zgjedhjeve, regjistrimin e listave shumëemërore sipas listës së depozituar pranë KQZ në datë 16.03.2021", tha kreu i KAS.