Ditën e sotme kanë dorëzuar në KQZ formularin e vetëdeklarimit dhe tre kandidatë të rinj nga listat e PD të cilët pranojnë mandatin e deputetit.
Pranuan mandatine deputetit
Artur Rroshi nga PD Tiranë
Nikolin Staka nga PD Shkodër
Zef Shtjefni nga PD Shkodër
Ata janë kryetarë të partive aleatë me PD, konkretisht: Zef Shtjefni, Partia Ora e Shqiperise, Artur Roshi, Kryetari i Partisë Balli Kombëtar Demokrat, dhe Nikolin Staka, Lëvizja Demokratike për Ndryshim, PLDN.
Bashkë me ta shkon në 109 numri i deputetëve. Ndërkohë që opozita e re bëhet me 30 deputetë nga të cilët 17 të Partisë Demokrate dhe 13 nga LSI.
Komisioni Qëndror Zgjedhor i ka dhënë sot mandatin 4 kandidatëve nga lista e PD dhe LSI të cilët kanë dorëzuar formularin vetëdeklarimit.
Kandidatët që morën mandatin nga KQZ
Floriana Dhimitri nga nga PD Gjirokastër
Andi Përmeti nga PD Korçë
Eugen Bojaxhi nga LSI Berat
Erion Piciri nga PD Tiranë
Ata pritet të betohen në Kuvend në seancën e radhës plenare. Po sot KQZ shpalli të pavlefshëm kandidaturat nga listat e PD dhe LSI për shkak të përfudimit të parakohshëm të mandatit të deputetit.
Kandidaturat që u shpallën të pavlefshme:
Shkëlqim Hoxha nga PD Tiranë
Besnik Fucia nga PD Tiranë
Petrit Vargu nga LSI Tiranë.
Ndërkohë sot u regjstrua për pjesëmarrje në zgjedhjet lokale edhe Partia Komuniste e Shqipërisë
Komente

