Kërkoi azil në Gjermani pasi nuk u zgjodh deputet në 2017, kandidati i PD merr mandatin nga KQZ (EMRI)

Kërkoi azil në Gjermani pasi nuk u zgjodh deputet në 2017, kandidati i PD merr mandatin nga KQZ (EMRI)

Ervis Meço

Komisioni Qëndror Zgjedhor i ka dhënë ditën e sotme mandatin e deputetit në Kuvendin e Shqipërisë Ervis Meços, kandidat në listat e Partisë Demokratike në Qarkun e Vlorës.

Ervis Meço është përfaqësues i partisë së komunitetit Egjiptian, kandidati i Partisë për Europianizim dhe Integrim, me kryetar Rivelino Çunin. Kjo forcë politike në zgjedhjet e shkuara ishte aleate me Partinë Demokratike.

Në formularin e tij të dekriminalizimit Meço sqaron se është dënuar për shkak se ka regjistruar në mënyrë të paligjshme një zyrtar gjerman, me 30 ditë burg, dënim i cili është konvertuar në gjobë.

Ai ka qëndruar si azilant politik në Gjemani për katër muaj por nuk e ka përfituar statusin. Sipas formularit të plotësuar nga ai vetë, Meço ka shkuar në Gjermani për azil pas zgjedhjeve të 2017.

Bashkë me Meçon shkon  në 122 numri i deputetëve me mandat, teksa mbeten edhe 18 karrige pa plotësuar nga opozita e re, një nga listat e LSI-së dhe 17 nga PD-ja.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër