KQZ i pazot në veri për zgjedhjet
OSBE do të ketë rol teknik
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk do të jetë në gjendje as në zgjedhjet e parakohshme të 8 qershorit t'i udhëheqë vetë 4 komunat e veriut. Në një mbledhje të pasdite, KQZ ka shqyrtuar dhe ka aprovuar bashkëpunimin me OSBE-në që në zgjedhjet e 8 qershorit.
PRISHTINE- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk do të jetë në gjendje as në zgjedhjet e parakohshme të 8 qershorit t'i udhëheqë vetë 4 katër komunat e veriut. Në një mbledhje të pasdite,
KQZ ka shqyrtuar dhe ka aprovuar bashkëpunimin me OSBE-në që në zgjedhjet e 8 qershorit, t’i dalë në ndihmë për katër komunat veriore të vendit.
Anëtarët e Komisionit Qendror, me përjashtim anëtarin e Lëvizjes Vetëvendosjes, Adnan Rrustemi theksuan se ndihma e OSBE-së për atë pjesë ende nevojitet për çështjet teknike por jo rol të cilin e ka pasur në zgjedhjet lokale të vitit 2013.
Ndërkohë anëtari i VV-së, Adnan Rrustemi ishte kundër pasi theksoi se për këto çështje për të cilat po kërkohet ndihmë nga OSBE-ja mund të bëhen edhe nga KQZ-ja dhe institucionet e tjera.
Afati për aplikim për certifikimin e subjekteve politike përfundon më 16 maj.
Të gjitha partitë politike në vend janë të obliguara që deri më 16 maj të aplikojnë për certifikim, për pjesëmarrje në zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Lajmin e ka bërë të ditur, për Radio Kosovën zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi. Ai tha se subjekte politike kanë të drejtë të përfshijnë më së shumti 110 e kandidatë në listat e tyre zgjedhore.
Komisioni Qendror Zgjedhor është duke i bërë të gjitha përgatitjet për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, të cilat pritet të mbahen më 8 qershor.
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi tha se afati për certifikim i subjekteve politike të cilat dëshirojnë të marrin pjesë në zgjedhjet parlamentare përfundon më 16 maj.
“Zyra për regjistrim të partive politike do t’i pranojë aplikacionet deri më 16 maj dhe vetëm pas pranimit të aplikacioneve nga subjekte politike, zyra për regjistrim të partive do t’i shqyrtojë të gjitha aplikacionet dhe pastaj KQZ-ja do të marrë vendim nëse do t’i certifikojë apo jo”, tha Elezi.
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi foli edhe për maksimumin e kandidatëve që një subjektet politik mund t’i ketë në listën garuese.
“Një subjekt politik mund të përfshijë më së shumti 110 kandidatë për deputetë, ndërkohë që subjektet politike duhet të respektojnë edhe kriterin gjinor”, tha ai.
Ndryshe fushata zyrtare për zgjedhjet e parakohshme parlamentare në vend do të fillojë më 28 maj dhe do të zgjasë deri më 6 qershor.
Marrë nga "RTK"
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
51.6%
-
Jo
46.1%
-
Nuk e di
2.3%
Vota total: 6927
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Vota historike për zgjedhjet! Nis regjistrimi i diasporës, aplikojnë mbi 900 emigrantë! Kryeson Italia e Gjermania, dominojnë burrat me 80%
11 Janar, 07:25
-
‘Studio Live’/ Logu: Demokratët Euroatlantikë të vetëm në zgjedhje, 13-15 mandate! Jakaj: Celibashi politik, kërkojmë kandidimin në një listë me PD, Basha-Kryemadhi gabuan
10 Janar, 17:52
-
Nesër hapi i parë i procesit historik, diaspora nis regjistrimin për zgjedhjet e 11 majit! Çfarë duhet të dinë emigrantët
10 Janar, 15:38
-
Dështojnë negociatat! PD bllokon votimin elektronik në qarqe, do testohen vetëm në disa qendra në Tiranë
10 Janar, 15:33
-
Zgjedhjet e 11 majit, Rama mbledh drejtuesit politikë në PS! Fokusi te vota e diasporës
9 Janar, 16:53
-
KQZ 'kënaq' PD e PS, diaspora do të sqarohet me SMS për gabimet në regjistrim, mund të riaplikojnë
9 Janar, 15:51
-
Diaspora voton! Të shtunën hapet regjistrimi për emigrantët, në KQZ partitë ende debat të ‘ndezur’
8 Janar, 16:13
-
Vota e diasporës kërkon ndërhyrje në Kod Zgjedhor, PS-PD drejt negociatave! Duhen afate të reja, mazhoranca gati 'të lëshojë' numërimin në KQZ
7 Janar, 19:04
-
Eduard Zaloshnja: 3.73 milionë shtetas në moshë për votim dhe 900 mijë fëmijë e adoleshentë
7 Janar, 12:15
-
Zgjedhjet/ Nga 11 janari, qeveria e bashkitë ‘kyçen’ për fushatë, ndalohen legalizimet e bonuset! KQZ skuadër për monitorimin e politikanëve në internet
6 Janar, 16:25
-
Zgjedhjet 2025/ Taulant Balla thirrje diasporës të regjistrohet prej 11 janarit: Fleta e votimit pas plotësimit duhet nisur për në Shqipëri
5 Janar, 16:46
-
KQZ testim teknik Platformës Elektronike të Regjistrimit në prani të Shoqërisë Civile
3 Janar, 18:32