KQZ nën monitorim për tenderin 60 milionë lekë
Agjencia e Prokurimeve Publike ka nisur një monitorim administrativ ndaj KQZ-së. Bëhet fjalë për një tender me vlerë rreth 60 milionë lekë për blerjen e materialeve të votimit.
Agjencia e Prokurimeve Publike ka nisur monitorim administrativ ndaj KQZ-së. Bëhet fjalë për një tender me vlerë rreth 60 milion lekë për blerjen e materialeve të votimit, për të cilin agjensia kërkon informacion të thelluar për procedurën e prokurimit dhe dokumentacionin e plotë të të gjithë ofertuesve.
Kontrata me kompaninë fituese u lidh në prill të 2017-s, kur institucioni drejtohej nga Denar Biba. Report Tv kontaktoi me KQZ për këtë dhe pranoi se ka marrë një kërkesë nga Agjencia e Prokurimeve Publike në lidhje me këtë tender.
Zëdhënësja e KQZ deklaroi se konform ligjit ky institucion do t’i përgjigjet kësaj kërkese të APP-së. Prokurimi në atë kohë, kur kriza politike ishte në pikun e saj dhe nuk dihej nëse opozita do të merrte pjesë në zgjedhje, u bë me negocim pa shpallje paraprake të kontratës, procedurë që ndiqet në kushte emergjence.
Kontrata përshinte prodhimin e votave të fshehta dhe kutive të kartonit që përdoren për të verbërit, zarfave të sigurisë, tabelave të rezultateve, manualeve të trajnimit dhe prodhimin dhe afishimin e materialeve promorcionale.
Në shkresën drejtuar Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve më 16 Mars, Agjencia e Prokurimeve kërkon që i gjithë dokumentacioni i tenderit t’i vihet në dispozicion brenda 7 ditëve. Nuk dihet arsyeja e nisjes së këtij hetimi, por agjensia vihet në lëvizje në raste kur ka indicie ose ankesa nga pjesëmarrësit në tender për parregullsi.
Në një njoftim të KLSH thuhej disa javë më parë se 50% e vlerës totale të prokuruar është përfituar nga 57 operatorë ekonomikë ose 5% e konkurenteve duke konsoliduar kështu një prirje për përqendrim të prokurimeve në një numër të kufizuar operatorësh, fcfarë sjell dyshime për korrupsion të lartë në të gjitha institucionet publike të përfshira në tendera.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
30 Mars, 00:06
Programi i PS, a ju duken të realizueshme objektivat ekonomikë?
-
Po
69.4%
-
Jo
27.6%
-
Nuk e di
3.1%
Vota total: 98
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Takimi i Ramës me punonjësit e bashkisë në 'Skënderbej'/ Celibashi rrëzon ankimimin e PD-së: S'u shkel Kodi Zgjedhor
28 Mars, 14:39
-
Zgjedhjet e 11 majit/ KQZ letër policisë për të marrë në ruajte Pallatin e Sportit 'Feti Borova', ku do numërohet vota e diasporës
28 Mars, 09:38
-
Zgjedhjet/ Vota i jepet personalisht emigrantit, postieri i shkon deri në 3 herë te dera! E merr zarfin vetëm me kartë identifikimi
28 Mars, 08:31
-
Zgjedhjet e 11 majit/ 40 euro për një votë, 10 milionë euro për postën e diasporës, KQZ fton 5 kompani të huaja
27 Mars, 14:26
-
Kuota gjinore, ‘avantazhi’ i grave në listat e hapura! 1 në 3 fitues do jetë grua, edhe nëse votohet më pak se burrat
26 Mars, 19:32
-
Berisha kërkon ndihmë nga KQZ dhe Policia kundër Bashës: Të heqë logot dhe simbolet e PD nga zyrat me qira, po na dëmton (DOKUMENTI)
26 Mars, 16:45
-
'Vjen' LaCivita, Jenisheri largohet nga koalicioni i Sali Berishës
26 Mars, 14:42
-
'Sëmuren' kandidatët e partive të vogla, 7 japin dorëheqjen në KQZ! Mësuesi i Shehajt dorëzon kërkesën plot me gabime drejtshkrimore
26 Mars, 14:33
-
Partitë 'i betohen' KQZ-së për një fushatë etike! PD: Rama përdor gjuhë denigruese, kush e ndal? Socialisti Gogu: Mos ngatërroni ironinë dhe sarkazmën
25 Mars, 20:26
-
Zgjedhjet/ Rama mesazh me simbiologji, ‘magji’ dhe ‘lexim të fatit’: E ardhmja e Shqipërisë në BE ndodhet në dorën tuaj!
24 Mars, 15:43
-
Zgjedhjet/ Emra nga lista e Lapajt, Doshit, Qorit dhe Shehajt, KQZ dërgon për verifikim në Prokurori 16 kandidatë për deputetë
24 Mars, 12:41
-
Zgjedhjet/ Kompania sllovene do prodhojë 245 808 fletë votimi për diasporën, 'fluturojnë' në 85 shtete të botës! Grumbullohet e numërohet në Parkun Olimpik (VIDEO)
24 Mars, 11:48