Daka ka thënë për “Epoka e Re” se brenda tre-katër ditëve do të arrihet marrëveshja me OSBE-në për ta ndihmuar procesin e zgjedhjeve në veri.
Ajo iu ka bërë thirrje subjekteve politike ta respektojnë ligjin dhe të kenë parasysh se mbarëvajtja e zgjedhjeve varet edhe prej tyre.
“Përgjegjësia për manipulimet eventuale bie mbi subjektet politike, kurse për gabimet teknike barra mund t’i bie KQZ-së, sepse KQZ-ja është organi i cili teknikisht i organizon zgjedhjet. Me këtë rast u bëj thirrje të gjitha partive politike që ta respektojnë ligjin, të vetëdijesohen dhe të kenë parasysh që zgjedhjet varen edhe prej tyre”, është shprehur Daka.
Marrë nga Koha ditore
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)