TIRANE - Komisioni i Venecias ka paralajmëruar dështim të vendimarrjeve të
KQZ konkretisht për aktet normative që kërkojnë shumicë të cilësuar prej 5 votash.
Duke marrë si shembull projektin pilot të Tiranës për identintifikimin e votusve konsulenti zgjedhor Konrad Olszewski cili ndodhet ne Shqipëri për më shumë se dy muaj tha se miratimi i akteve normative që kërkojne shumicën e cilesuar prej 5 votash sjell domosdoshmërinë për plotesimin e anëtarve në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve .
”Situata në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve është delikate pasi po funksionon me 4 antarë kur duhet të jenë 7 . Vendimet nuk po diskutohen në format të atille siç janë parashikuar në Kodin Zgjedhor .Në aspektin ligjor ne do të shohim nëse 4 antarët e KQZ do të jenë të zotë të vazhdojnë zgjedhjet në bazë të ligjit dhe rregullave. Pasi ligji i përcakton qartë detajet si duhet të funksionojë KQZ dhe si duhet të merren vendimet.
Po marr një shembull , akti normativ i projektit pilot të regjistrimit dhe identifikimit të votuesve në qarkun e Tiranës kërkon minimalisht 5 vota. Me këtë kompozim KQZ s’mund ta marrë këtë vendim pasi janë vetëm 4 anëtarë. “- tha Olszewski në një prononcim për Tv A1 Report.
Duke e pare politikisht konsulenti zgjedhor i Komisionit te Venecias thotë se do të shikohet sa transparent do jenë 4 antarët e KQZ në zbatimin e ligjit pasi sipas tij do të kontribuonte në një rezultat të mirë politik. Gjatë kësaj kohe KQZ ka marrë një sërë vendimesh, së fundmi atë të sistemit elektronik të numërimit të fleteve të votimit si dhe miratimi i listës së partive që do marrin pjesë në zgjedhje
(Foto: Konrad Olszewski)
Redaksia online (sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
75.8%
-
Jo
20.6%
-
Nuk e di
3.6%
Vota total: 2997
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Nesër hapi i parë i procesit historik, diaspora nis regjistrimin për zgjedhjet e 11 majit! Çfarë duhet të dinë emigrantët
10 Janar, 15:38
-
Dështojnë negociatat! PD bllokon votimin elektronik në qarqe, do testohen vetëm në disa qendra në Tiranë
10 Janar, 15:33
-
Zgjedhjet e 11 majit, Rama mbledh drejtuesit politikë në PS! Fokusi te vota e diasporës
9 Janar, 16:53
-
KQZ 'kënaq' PD e PS, diaspora do të sqarohet me SMS për gabimet në regjistrim, mund të riaplikojnë
9 Janar, 15:51
-
Diaspora voton! Të shtunën hapet regjistrimi për emigrantët, në KQZ partitë ende debat të ‘ndezur’
8 Janar, 16:13
-
Vota e diasporës kërkon ndërhyrje në Kod Zgjedhor, PS-PD drejt negociatave! Duhen afate të reja, mazhoranca gati 'të lëshojë' numërimin në KQZ
7 Janar, 19:04
-
Eduard Zaloshnja: 3.73 milionë shtetas në moshë për votim dhe 900 mijë fëmijë e adoleshentë
7 Janar, 12:15
-
Zgjedhjet/ Nga 11 janari, qeveria e bashkitë ‘kyçen’ për fushatë, ndalohen legalizimet e bonuset! KQZ skuadër për monitorimin e politikanëve në internet
6 Janar, 16:25
-
Zgjedhjet 2025/ Taulant Balla thirrje diasporës të regjistrohet prej 11 janarit: Fleta e votimit pas plotësimit duhet nisur për në Shqipëri
5 Janar, 16:46
-
KQZ testim teknik Platformës Elektronike të Regjistrimit në prani të Shoqërisë Civile
3 Janar, 18:32
-
Speciale/ Zgjedhjet 2025, ja si do regjistrohet një emigrant për të votuar! Celibashi për Report Tv: Qeveria 5 mln euro për të paguar postën, por duhet ndryshuar Kodi
2 Janar, 11:40
-
Celibashi uron vitin e ri 2025: Ftesë të gjithë emigrantëve të regjistrohen nga 11 janari për zgjedhjet parlamentare
1 Janar, 18:44