Larg debatit për Himarën, Celibashi për Report Tv: Për ne çështja mbaroi me shpalljen e rezultatit! Apel politikës: Jeni vonë për votën e diasporës

KQZ po e ndjek në distancë pa u përfshirë debatin për kryetarin e Bashkisë së Himarës. Në pritje të zhvillimeve që do të çonin në zgjedhje të reja Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi thotë se KQZ ka një rezultat të shpallur nga zgjedhjet e fundit të zhvilluara në këtë bashki, ato të 14 majit.

 “Zgjedhjet në Bashkinë e Himarës për KQZ janë zhvilluar në 14 maj. Aty ka një kandidat fitues i cili është shpallur i tillë në bazë të rezultatit të Zgjedhjeve”, tha Celibashi.

Shqetësimi i Celibashit lidhet më shumë me reformën zgjedhore, e cila pas dështimit në Komisionin e Posaçëm i ka kaluar Grupit të Dialogut. Për Report Tv, Celibashi thotë se kalimi i kohës po çon në dështimin final të votimit të emigrantëve në zgjedhjet e 2025.

“Sa më shumë kalon koha dhe kuvendi i Shqipërisë nuk adreson çështjen e votimit nga jashtë, aq më shumë rrezikohet vota e diasporës dhe nëse në përfundim të këtij sesioni nuk kemi plotësim të boshllëqeve ligjore, kam frikë se në mënyrë përfundimtar e ky proces nuk do të mund të realizohet. Meriton të sjell edhe një herë në vëmendje që ligjet, kuvendi dhe partitë politike, ta adresojnë sa më parë", shtoi ai.

Vonë, për Celibashin është edhe për shtrirjen e votimit dhe numërimit elektronik në të gjithë vendin. Për të, zgjidhja më optimale është shtrirja pjesore në zgjedhjet e 2025.

“Ditët që kalojnë vënë në vështirësi KQZ për ta përgatitur në të gjithë territorin e Shqipërisë. Përtej kësaj, do ishte më oportune që në 2025 shtrirja të ishte pjesore. Kemi nevojë Akoma për ta testuar avantazhin që krijon kjo mënyrë votimi”.

Palëve u kërkon të zgjidhin edhe çështjen e herësit, që Celibashi thotë duhet të zgjidhet, në mënyrë që asnjëra prej palëve të mos nxjerrë pretekste për rezultatin e zgjedhjeve të ardhshme.

“Çfarë është mirë ta themi, por çdo çështje që ka nevojë të qartësohet është mirë të qartësohet e të adresohet me qëllim që në përfundim të procesit zgjedhor asnjë prej palëve të mos ketë pretekste për të kundërshtuar rezultatin e zgjedhjeve.”

Me dështimin e Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore, ndryshimet në rregullat e lojës elektorale do të diskutohen ne Grupin e dialogut me 3 anëtarë të PS, Gjiknurin, Bushkën e Gogun dhe 3 anëtarët e opozitës Bylykbashi, Çupi e Xhixho me të cilët Celibashi thotë se është i gatshëm të bashkëpunojë.

B.K/E.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 30/03/2024 01:06

    Kur ju intereson politikaneve tane e bejne ujin te hidhet perpjete,por vota e emigranteve dhe votimi elektronik i nxjerr nga /loja/ dhe nga /te mirat/ qe vijne prej saj,prandaj z.Celibashi mos prit asgje prej tyre,aq me teper qe per ceshtje te tilla cuditerisht e gjejne gjuhen e perbashket edhe kur jane armiq per vdekje per ceshtje te tjera.Kam qene dhe perpara per nje votim elektronik gradual,pra te kalohet tani per tani ne qytetet e medha,ose kryesore dhe me vone te shtrihet gradualisht kudo.Por me Ramen,Berishen dhe Meten nuk kemi asnje shprese!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Lulja e kuqe e Krishtlindjeve, si të kujdeseni për ta pasur sa më gjatë në shtëpi

Lulja e kuqe e Krishtlindjeve, si të kujdeseni për ta pasur sa më gjatë në shtëpi