KQZ miraton Bordin monitorues
të mediave në fushatë zgjedhore
Bordi i Monitorimit të Medias përbëhet nga Basir Çollaku, Adrian Thano, Andi Kananaj, Dardan Malaj, Rexhep Polisi, Klarita Bajraktari dhe Andon Andoni nga fusha e medias.
TIRANE - Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar sot në mesditë projektvendimin "Për ngritjen e Bordit të Monitorimit të Medias për monitorimin e fushatës zgjedhore në radion dhe televizionin publik dhe ato private".
Pr/vendimi propozoi përbërjen prej 7 anëtarësh të BMM-s. Dhe konkretisht anëtarët janë: Basir Çollaku, Adrian Thano, Andi Kananaj, Dardan Malaj, Rexhep Polisi, Klarita Bajraktari dhe Andon Andoni nga fusha e medias.
Kryetarja e
KQZ-së, Lefteri Lleshi para votimit ka kërkuar, që Bordi të miratohej me 6 anëtarë, pasi Basir Çollaku është emëruar në një tjetër detyrë. Çollaku përveç kontributit në median e shkruar dhe vizive, ka qenë edhe zëdhënës institucioneshtë larta shtetërore si Ministria e Arsimit.
“Çollaku është emëruar në një detyrë tjetër. Në ditët në vijim do të sjell një kandidaturë tjetër. Për etikë morale mendova që të bëj tërheqjen e tij. Do të kem të drejtën e paraqitjes së një anëtari tjetër në ditët në vijim. Kalojmë në votim me një anëtar më pak”- deklaroi Lleshi. Por pavarësisht kësaj janë miratuar të 7 anëtarët e Bordit.
Kodi zgjedhor (neni 85, pika 1) parashikon ngritjen nga KQZ të BMM-së, 40 ditë përpara fillimit të periudhës zgjedhore. Bordi ka për detyrë monitorimin e zbatimit të dispozitave të këtij kodi për fushatën zgjedhore në radion dhe televizionin publik dhe ato private. Në mbledhjen e parë konstituese do të bëhet zgjedhja e kryetarit të Bordit. Në dy proceset e fundit zgjedhore, atë të vitit 2009 dhe të 2011-s, kryetar i BMM-së ka qenë Basir Çollaku.
Gjithashtu, KQZ shqyrton sot kërkesën e Partisë Aleanca Popullore për rishikimin e një vendimi të KQZ-së për regjistrimin e saj si subjekt zgjedhor në zgjedhjet e 23 qershori.
Edhe sot mbledhja e KQZ-së u zhvillua me 4 anëtarë. 3 anëtarë të opozitës kanë dhënë dorëheqjen.
(ma/sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
75%
-
Jo
21.3%
-
Nuk e di
3.7%
Vota total: 2701
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Nesër hapi i parë i procesit historik, diaspora nis regjistrimin për zgjedhjet e 11 majit! Çfarë duhet të dinë emigrantët
10 Janar, 15:38
-
Dështojnë negociatat! PD bllokon votimin elektronik në qarqe, do testohen vetëm në disa qendra në Tiranë
10 Janar, 15:33
-
Zgjedhjet e 11 majit, Rama mbledh drejtuesit politikë në PS! Fokusi te vota e diasporës
9 Janar, 16:53
-
KQZ 'kënaq' PD e PS, diaspora do të sqarohet me SMS për gabimet në regjistrim, mund të riaplikojnë
9 Janar, 15:51
-
Diaspora voton! Të shtunën hapet regjistrimi për emigrantët, në KQZ partitë ende debat të ‘ndezur’
8 Janar, 16:13
-
Vota e diasporës kërkon ndërhyrje në Kod Zgjedhor, PS-PD drejt negociatave! Duhen afate të reja, mazhoranca gati 'të lëshojë' numërimin në KQZ
7 Janar, 19:04
-
Eduard Zaloshnja: 3.73 milionë shtetas në moshë për votim dhe 900 mijë fëmijë e adoleshentë
7 Janar, 12:15
-
Zgjedhjet/ Nga 11 janari, qeveria e bashkitë ‘kyçen’ për fushatë, ndalohen legalizimet e bonuset! KQZ skuadër për monitorimin e politikanëve në internet
6 Janar, 16:25
-
Zgjedhjet 2025/ Taulant Balla thirrje diasporës të regjistrohet prej 11 janarit: Fleta e votimit pas plotësimit duhet nisur për në Shqipëri
5 Janar, 16:46
-
KQZ testim teknik Platformës Elektronike të Regjistrimit në prani të Shoqërisë Civile
3 Janar, 18:32
-
Speciale/ Zgjedhjet 2025, ja si do regjistrohet një emigrant për të votuar! Celibashi për Report Tv: Qeveria 5 mln euro për të paguar postën, por duhet ndryshuar Kodi
2 Janar, 11:40
-
Celibashi uron vitin e ri 2025: Ftesë të gjithë emigrantëve të regjistrohen nga 11 janari për zgjedhjet parlamentare
1 Janar, 18:44