25 prilli/ KQZ miraton fondet paraprake për partitë, marrin 2 herë më shumë se në 2017

25 prilli/ KQZ miraton fondet paraprake për partitë, marrin  2 herë më shumë se në 2017

TIRANË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar ditën e sotme fondin paraprak që do të përdoret për fushatën zgjedhore nga partitë.

Partia Socialiste merr rreth 55.8 mln lekë, PD rreth 33.3 mln lekë, LSI rreth 18.9 mln lekë. Fonde paraprake për fushatë kanë përfituar edhe partitë e vogla, PDIU, PR, FRD, PSD, LZHK dhe Bindja Demokratike, shuma për të cilat varion nga 5.5 milionë lekë deri në 1.4 milionë lekë.

KQZ përcaktoi fondet për partitë bazuar në rezultatet zgjedhore në shkallë vendi për zgjedhjet vendore të 2015 dhe ato të përgjithshme të 2017, ndërsa në vendim thuhet se fondi i vënë në dispozicion nga buxheti i shtetit për financimin e fushatës zgjedhore të partive politike pjesëmarrëse në zgjedhjet e 25 prillit, është 2 herë më i madh se fondi i alokuar për zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2017.

KQZ miratoi sot edhe udhëzimin për përdorimin e materialeve propagandistike si posterat apo fletëpalosjet dhe rregullat për afishimin e tyre gjatë fushatës zgjedhore.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave