KQZ miraton fondin prej 65 milionë
lekësh për partitë politike
KQZ miratoi sot fondin prej 65 milionë lekë që do t’u shpërndahet si paradhënie partive të regjistruara si subjekte zgjedhore, për zgjedhjet e Kuvendit të datës 23 Qershor 2013. Nga ky fond, PD dhe PS do të përfitojnë pjesën dërrmuese.
TIRANE- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi sot fondin prej 65 milionë lekë që do t’u shpërndahet si paradhënie partive të regjistruara si subjekte zgjedhore, për zgjedhjet e Kuvendit të datës 23 Qershor 2013.
Nga ky fond, PD dhe PS do të përfitojnë pjesën dërrmuese. Kështu, Partia Socialiste, e cila është renditur e para në zgjedhjet e 2009-s për numrin e votave, do të sigurojë 26.115.596 lekë, ndërsa Partia Demokratike, e renditur e dyta me 10 mijë vota më pak, do të marrë 25.688.615 lekë.
Lëvizja Socialiste për Integrim do të përfitojë 3.1 milionë lekë. Mbi 1 milionë lekë arrijnë që të sigurojnë edhe dy parti të tjera politike, Partia Republikane dhe Partia Socialdemokrate. Me vlera më të ulëta vijojnë partitë e tjera, të cilat kanë siguruar një numër më të vogël votash në zgjedhjet e kaluara, si Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet, etj.
Të 13 subjektet politike kanë siguruar në 2009-n 1.467.424 vota dhe në total do të përfitojnë 61.750.000 lekë. Pjesa e mbetur nga fondi 65 milionë lekë do t’u shpërndahet 53 partive të tjera politike. Të gjitha këto parti të mbetura do të marrin nga 61 mijë lekë.
Ndërkaq, në mbledhjen e sotme,
KQZ ka miratuar edhe projekt-vendim: “Për miratimin e vëzhguesve të Institutit Demokratik të Kosovës (KDI), për vëzhgimin e zgjedhjeve për Kuvend, të datës 23 Qershor 2013”.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
66.1%
-
Jo
30.6%
-
Nuk e di
3.2%
Vota total: 3613
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Nesër hapi i parë i procesit historik, diaspora nis regjistrimin për zgjedhjet e 11 majit! Çfarë duhet të dinë emigrantët
10 Janar, 15:38
-
Dështojnë negociatat! PD bllokon votimin elektronik në qarqe, do testohen vetëm në disa qendra në Tiranë
10 Janar, 15:33
-
Zgjedhjet e 11 majit, Rama mbledh drejtuesit politikë në PS! Fokusi te vota e diasporës
9 Janar, 16:53
-
KQZ 'kënaq' PD e PS, diaspora do të sqarohet me SMS për gabimet në regjistrim, mund të riaplikojnë
9 Janar, 15:51
-
Diaspora voton! Të shtunën hapet regjistrimi për emigrantët, në KQZ partitë ende debat të ‘ndezur’
8 Janar, 16:13
-
Vota e diasporës kërkon ndërhyrje në Kod Zgjedhor, PS-PD drejt negociatave! Duhen afate të reja, mazhoranca gati 'të lëshojë' numërimin në KQZ
7 Janar, 19:04
-
Eduard Zaloshnja: 3.73 milionë shtetas në moshë për votim dhe 900 mijë fëmijë e adoleshentë
7 Janar, 12:15
-
Zgjedhjet/ Nga 11 janari, qeveria e bashkitë ‘kyçen’ për fushatë, ndalohen legalizimet e bonuset! KQZ skuadër për monitorimin e politikanëve në internet
6 Janar, 16:25
-
Zgjedhjet 2025/ Taulant Balla thirrje diasporës të regjistrohet prej 11 janarit: Fleta e votimit pas plotësimit duhet nisur për në Shqipëri
5 Janar, 16:46
-
KQZ testim teknik Platformës Elektronike të Regjistrimit në prani të Shoqërisë Civile
3 Janar, 18:32
-
Speciale/ Zgjedhjet 2025, ja si do regjistrohet një emigrant për të votuar! Celibashi për Report Tv: Qeveria 5 mln euro për të paguar postën, por duhet ndryshuar Kodi
2 Janar, 11:40
-
Celibashi uron vitin e ri 2025: Ftesë të gjithë emigrantëve të regjistrohen nga 11 janari për zgjedhjet parlamentare
1 Janar, 18:44