TIRANE - Komisioni Qendor i Zgjedhjeve u përfshi në debate mbledhjen e djeshme lidhur me miratimin e sasisë së fletëve të votimit që do të prodhohen për çdo qendër votimi, ku PS kërkoi shtimin e tyre për shkak se në 46 KZAZ kishte problmetika ne Qendrat e Votimit. Sipas
KQZ janë vetëm 7 QV, të cilat për shkak të gabimeve të gjeneruar gjatë realizimit teknik të procesit,janë listuar në ZAZ jo respektive. Ndërkohë që në projektvendimin e saj 5 QV, konkretisht, QV-të 35531, 1219, 1225, 3412, 8361, nuk ekzistojnë në data baz.
“Nisur nga ky rezultat, u kërkua nga DTI që të nxjerrë numrin e qendrave të votimit të cilat kanë mbi 700 zgjedhës të regjistruar. Nga raporti i nxjerrë rezulton se në total janë 1461 qendra votimit që kanë të regjistruar mbi 700 zgjedhës.
Duke patur parasysh edhe eksperiencën e proceseve të mëparshme në lidhje me numrin e votuesve që marrin pjesë në zgjedhje, propozojmë që në çdo KZAZ të dërgohen një numër minimal kutish votimi rezervë të cilat mund të përdoren në rastet kur numri i zgjedhësve është më i madh se kapaciteti kutive të votimit”, thuhet në vendimine KQZ. Ndërkohë që debate nuk munguan lidhur me përdorimin e administratës shtetëroree në fushat zgjedhore.
“Dua të bëj thirrje për një rol pro aktiv, denoncues qoftë pranë institucionit të prokurorisë, qoftë para KQZ-së, pasi sipas Kodit Zgjedhor, institucioni juaj është organi që drejton procesin zgjedhor. Pika dy thotë detyrimi apo organizimi për të marrë pjesë në aktivitet elektorale i nxënësve parauniservitar nga mësuesit në arsimin publik ose me detyra në arsimin publik përbëjnë kundërvajtje penale dhe dënohen nga 3 muaj gjer në 1 vit.
Përdorimi në fushatë, përveç që është një çështje diskriminuese,aspak morale dhe joligjore, tregon në jo pak raste se ka nxënës të arsimit parauniversitar që detyrohen për të marrë pjesë në aktivitete të partive politike”, u shpreh përfaqësuesi ligjor i PS, Genci Gjonçaj. Ky qëndrim u pranua edhe nga anëtari Hysen Osmanaj. “Unë që jam këtu në tavolinë kam parë fëmijë, të të gjithë forcave politike, edhe fëmijë në çerdhe, kam parë administratë shtetërore pa përjashtim, edhe te PD-ja edhe te PS-ja. Duhet ta dish z.
Gjonçaj se administrata e bashkisë është me status të nëpunësit civil. Do ju lutem që këto nëse i keni çojini në prokurori, mos i sillni këto ngarkesa këtu”, tha ai. Ndër të tjera, Gjoncaj kërkoi që Bordi të monitorojë edhe kohën televizive të kryebashkiakut Lulzim Basha dhe krerëve vendorë, pasi sipas tij koha televizive e tyre shkon në favor të partisë që ato përfaqësojnë.
Shkrimi u botua sot në gazetë Shqiptarja.com (print) 06.06.2013
Redaskia Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
66%
-
Jo
30.7%
-
Nuk e di
3.3%
Vota total: 3600
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Nesër hapi i parë i procesit historik, diaspora nis regjistrimin për zgjedhjet e 11 majit! Çfarë duhet të dinë emigrantët
10 Janar, 15:38
-
Dështojnë negociatat! PD bllokon votimin elektronik në qarqe, do testohen vetëm në disa qendra në Tiranë
10 Janar, 15:33
-
Zgjedhjet e 11 majit, Rama mbledh drejtuesit politikë në PS! Fokusi te vota e diasporës
9 Janar, 16:53
-
KQZ 'kënaq' PD e PS, diaspora do të sqarohet me SMS për gabimet në regjistrim, mund të riaplikojnë
9 Janar, 15:51
-
Diaspora voton! Të shtunën hapet regjistrimi për emigrantët, në KQZ partitë ende debat të ‘ndezur’
8 Janar, 16:13
-
Vota e diasporës kërkon ndërhyrje në Kod Zgjedhor, PS-PD drejt negociatave! Duhen afate të reja, mazhoranca gati 'të lëshojë' numërimin në KQZ
7 Janar, 19:04
-
Eduard Zaloshnja: 3.73 milionë shtetas në moshë për votim dhe 900 mijë fëmijë e adoleshentë
7 Janar, 12:15
-
Zgjedhjet/ Nga 11 janari, qeveria e bashkitë ‘kyçen’ për fushatë, ndalohen legalizimet e bonuset! KQZ skuadër për monitorimin e politikanëve në internet
6 Janar, 16:25
-
Zgjedhjet 2025/ Taulant Balla thirrje diasporës të regjistrohet prej 11 janarit: Fleta e votimit pas plotësimit duhet nisur për në Shqipëri
5 Janar, 16:46
-
KQZ testim teknik Platformës Elektronike të Regjistrimit në prani të Shoqërisë Civile
3 Janar, 18:32
-
Speciale/ Zgjedhjet 2025, ja si do regjistrohet një emigrant për të votuar! Celibashi për Report Tv: Qeveria 5 mln euro për të paguar postën, por duhet ndryshuar Kodi
2 Janar, 11:40
-
Celibashi uron vitin e ri 2025: Ftesë të gjithë emigrantëve të regjistrohen nga 11 janari për zgjedhjet parlamentare
1 Janar, 18:44