KQZ ndan fondet për fushatën, Alibeaj merr 24.9 mln lekë, por s’bën fushatë! PS merr ‘pjesën e luanit’! Berisha mbetet pa pjesë

TIRANË- Nuk ka kandidatë në të gjithë vendin, asnjë poster elektoral, asnjë reklamë politike e madje takime, që nuk arrijnë të marrin formën e mitingut, as në 14 nga 61 bashkitë ku arriti të nxirrte kandidatë, por Enkelejd Alibeaj i merr shtetit plot 24.9 mln lekë lekë për fushatën e 14 majit.

Si partia më e madhe opozitare, Partia Demokratike është përfituesja e dytë më e madhe e parave të dala nga buxheti i shtetit për fushatën, por kur ka kaluar 1/3 e saj, pikëpyetja më e madhe është se për cfarë i duhen paratë Alibeajt kur nuk bën fushatë? Ndryshe nga Alibeaj, PS këtë dilemë e ka zgjidhur. Edi Rama dhe kandidatët e tij fushatën po e bëjnë duke mbjellë pemë, e duke çuar gjysmën e fondeve për fidanë.

Padyshim që Partia Socialiste ka marrë pjesën më të madhe të fondit prej 100 mln lekë, duke qenë se ka pasur edhe rezultatin më të lartë në zgjedhjet e vitit 2015, vit të cilit i janë referuar për ndarjen e parave. Konkretisht Partia Socialiste ka përfituar 42.8 mln lekë dhe ndiqet nga Partia Demokratike e cila përfiton 24.9 mln lekë. 

Ai që mbeti pa para në këtë fushatë, edhe pse bën takime e mitingje, me para burimi i të cilave është mister, është Sali Berisha. Nga koalicioni ku ai ka futur kandidatët e tij për kryebashkiakë, “Bashkë Fitojmë” I vetmi që merr para është Ilir Meta me Partinë e Lirisë, që përfiton nga shteti për fushatën 15.9 milionë lekë. Do të jetë në dorën e tij nëse do të tregohet bujar, njëjtë si me logon, për të financuar shpenzimet e kandidatëve të Sali Berishës.

Në total, nga 100 milionë lekë përfituan 10 parti, Partia Republikane e Fatmir Mediut që ka marrë 3 mln lekë, LZHK merr 1 mln lekë, PDIU merr 4 mln lekë, Bindja Demokratike 639 mijë lekë. Partia Social Demokrate e Tom Doshit nuk do të përfitojë para nga ky fond për shkak të detyrimeve që ka ndaj Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Në bazë të rezultatit të 2015, PSD do të përfitonte një fond prej 1.5 mln lekë, por për shkak të gjobave të vendosura ndaj PS, të cilat janë në vlerën, 2.129.360 lekë, fondi do t’i mbahet nga KQZ ndërkohë që PSD vazhdon të jetë debitore në vlerën prej 561,210.22. E njëjta praktikë është ndjekur për të gjitha partitë e tjera, të cilave iu është zbritur nga fondi i përfituar vlera e gjobave.

Duke qenë se Partia Demokratike bojkotoi zgjedhjet vendore të vitit 2019, fondi i ndarë ditën e sotme edhe llogaritur sipas rezultatit të zgjedhjeve të 2015-s. Kjo për shkak të një neni kalimtar në Kod Zgjedhor, i cili detyron llogaritjen në bazë të këtyre zgjedhjeve, ndërkohë që normalisht do të duhej të ishte llogaritur vota e zgjedhjeve pararendëse të të njëjtit lloj.

Fondi 97,064,530.08 lekë u shpërnda si më poshtë

1. Partia Demokratike (PD) 24.963.584.24 lekë

2. Partia Republikane (PR) 3,012,429.13 lekë

3. Partia Aleanca Progresiste L.ZH.K 1,100,255.80 lekë

4. Partia Socialiste e Shqipërisë (PS) 42.833,466.73 lekë

5. Partia e Lirisë (PL) 15,594,215.8 lekë

6.  Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet (PDIU) 4,260,606.71 lekë

7. Partia Fryma e Re Demokratike (FRD) 1,194,064.75 lekë

8. Partia Demokracia Sociale (PDS) 1,123,779.90 lekë

9. Partia Socialdemokrate (PSD)  0 lekë

10. Bindja Demokratike (BD) 639,798.69 lekë

11. Partia e Gjelbër (P.GJ) 797,915.09 lekë

12. Partia Aleanca Demokristiane e Shqipërisë (ADK) 448,974.27 lekë

13. Aleanca Arbnore Kombëtare (AAK) 532,820.88 lekë

14. Partia Uniteti Kombëtar (PUK) 562,618.08 lekë

(Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë) Ndarja e fondeve

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Termeti: 23/04/2023 01:27

    Arberi! Qe Edi eshte fashist e dime. Edhe me Korene e Veriut e ISIS e dime,por c’fare do me thene ti me qa ta shkarroj nuk e di.

    Përgjigju
  • Arbëri: 22/04/2023 17:06

    Fashist serborus Edvin shkjau shqipfolës e ka vendos qa ta shkarroj popullin shqiptarë përfundimisht…! Populli i verbuar e shiqon sikur nuk është duke ndodh asgjë…

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Zjarri në magazinën në Kurbin, rrezikohen banesa! Policia bllokon qarkullimin në aksin Milot-Laç

Zjarri në magazinën në Kurbin, rrezikohen banesa! Policia bllokon qarkullimin në aksin Milot-Laç