KQZ mblidhet të premten për të ndarë fondin vjetor për Partitë Politike për vitin 2023. Në projekt akt është caktuar fondi total prej 345 600 000 lekësh. Fondet vjetore bazohen tek rezultati i zgjedhjeve të Prillit 2021.
Fondi do alokohet në llogaritë bankare të partive politike brenda marsit 2023. Sa i takon selisë blu dhe ndasisë së saj, ky fond do të disbursohet në llogarinë që ka PD që administrohet nga Sekretari i Përgjithshëm Gazment Bardhi.
Nga fondi vjetor, vihet re se Partia Socialiste si fituese e zgjedhjeve, me 74 mandate të fituara do të përfitoi nga KQZ gati 151 mln lekë. Partia Demokratike si parti e dytë do të marrë rreth 103 milionë lekë. Partia e Lirisë, ish LSI përfiton gati 15.6 mln lekë, e ndjekur nga Partia Republikane me 13.2 mln lekë, ndërsa PDIU merr fondin si parti e tretë me gati 10 mln lekë, PBDNJ 8 mln lekë. Fond përfiton në bazë të rezultateve edhe Partia Thurja, gati 6.3 mln lekë.
LISTA E PARTIVE PËRFITUESE DHE FONDI QË PËRFITOJNË
Partia Socialiste 151.494.783 lekë
Partia Demokratike 103.191.160 lekë
Partia e Lirisë 15.577 215 lekë
Partia për Drejtësi Integrim dhe Unitet 9 753 658 lekë
Partia për Bashkimin e të Drejtave të Njeriut 8 018 647 lekë
Partia Republikane 13 223 679 lekë
Partia Agrare Ambientaliste Shqiptare 8 018 647 lekë
Partia Lëvizja Legalitetit 9 753 658 lekë
Partia Social Demokrate 12 266 269 lekë
Partia Nisma Thurje 6 283 636 lekë
Komente












