KQZ, ndryshon fleta e votimit, PD
e 44-ta, sot miratohen vëzhguesit
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ndryshoi dje renditjen e fletës së votimit. Mbledhjen e sotme pritet që të miratohen dhe kërkesat e ODIHR dhe NDI, të cilat kërkojnë të akreditojnë vëzhgues për zgjedhjet në 23 qershor.
TIRANË - Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ndryshoi dje renditjen e fletës së votimit, kjo pas një kërkesës të Partisë e të Drejtave të Mohuara e Re, që renditej poshtë Partisë së të Drejtave të Mohuara, çka mund të sillte konfuzion te votuesit. Kjo bëri që të ndryshonte dhe renditja e PD, ku nga nr 43 kalon në nr 44. Gjithashtu fleta e votimit në Qarkun e Fierit dhe Vlorës do të ketë përkatësisht nga 67 subjekte, ku do të jenë dhe dy kandidatët e pavaruar në fund të listës, përkatësisht Dritan Prifti dhe Arben Malaj.
Mbledhjen e djeshme u miratua njëkohësisht edhe minutazhi që do të kenë partitë në RTSH, ku PS e PD do të kenë nga 60 minuta gjatë fushatës elektorale ndërsa LSI, PR, PDIU, PBDNJ do të kenë nga 30 minuta, ndërkohë që partitë e tjera që janë të regjistruara do të kenë nga 10 munuta si dhe dy kandidatët e pavaruar do të kenë të drejtën me nga 5 minuta.
Debate pati edhe për ndryshimin e modelit të fletës së votimit, ku përkatësisht ndryshuan të dhënat ku numri i KZAZ, i QV si dhe bar kodi do të jenë pas fletës së votimit, e cila njëkohësisht nuk do të ketë as kundërfl etë. Fletët do të prodhohen nga një fi rmë sllovene Cedins, e cila planifi kon që fletët të vijnë në Shqipëri brenda datës 15 qershor.
Sipas administratës një kuti votimi mund të mbajë deri në 600 fl etë, por gjithësesi është planifi kuar që KZAZ-ve tu shpërndahen kuti rezervë. Lidhur me ndryshimin e aktit për modelin e fletës së votimit, përfaqësuesi ligjor i PS, Genc Gjonçaj u shpreh se ky akt duhet të ketë 5 vota që të konsiderohet i miratuar, gjë që u kundërshtua nga përfaqësuesi ligjor i PD, Niazi Kosovrasti.
Mbledhjen e sotme pritet që të miratohen dhe kërkesat e ODIHR dhe NDI, të cilat kërkojnë të akreditojnë vëzhgues për zgjedhjet në 23 qershor. Gjithashtu për mbledhjen e sotme është parashikuar edhe projektvendimi për ngritjen e vendeve të numërimit të votave në Qarkun Durrës, Shkodër dhe Fier. Pritet që të shyrtohet dhe raporti i dy auditëve teknicienë të zgjedhur nga
KQZ për auditimin e listave të zgjedhësve.
Shkrimi u publikua sot në gazetën "Shqiptarja.com"
(mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
75.8%
-
Jo
20.6%
-
Nuk e di
3.6%
Vota total: 2996
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Nesër hapi i parë i procesit historik, diaspora nis regjistrimin për zgjedhjet e 11 majit! Çfarë duhet të dinë emigrantët
10 Janar, 15:38
-
Dështojnë negociatat! PD bllokon votimin elektronik në qarqe, do testohen vetëm në disa qendra në Tiranë
10 Janar, 15:33
-
Zgjedhjet e 11 majit, Rama mbledh drejtuesit politikë në PS! Fokusi te vota e diasporës
9 Janar, 16:53
-
KQZ 'kënaq' PD e PS, diaspora do të sqarohet me SMS për gabimet në regjistrim, mund të riaplikojnë
9 Janar, 15:51
-
Diaspora voton! Të shtunën hapet regjistrimi për emigrantët, në KQZ partitë ende debat të ‘ndezur’
8 Janar, 16:13
-
Vota e diasporës kërkon ndërhyrje në Kod Zgjedhor, PS-PD drejt negociatave! Duhen afate të reja, mazhoranca gati 'të lëshojë' numërimin në KQZ
7 Janar, 19:04
-
Eduard Zaloshnja: 3.73 milionë shtetas në moshë për votim dhe 900 mijë fëmijë e adoleshentë
7 Janar, 12:15
-
Zgjedhjet/ Nga 11 janari, qeveria e bashkitë ‘kyçen’ për fushatë, ndalohen legalizimet e bonuset! KQZ skuadër për monitorimin e politikanëve në internet
6 Janar, 16:25
-
Zgjedhjet 2025/ Taulant Balla thirrje diasporës të regjistrohet prej 11 janarit: Fleta e votimit pas plotësimit duhet nisur për në Shqipëri
5 Janar, 16:46
-
KQZ testim teknik Platformës Elektronike të Regjistrimit në prani të Shoqërisë Civile
3 Janar, 18:32
-
Speciale/ Zgjedhjet 2025, ja si do regjistrohet një emigrant për të votuar! Celibashi për Report Tv: Qeveria 5 mln euro për të paguar postën, por duhet ndryshuar Kodi
2 Janar, 11:40
-
Celibashi uron vitin e ri 2025: Ftesë të gjithë emigrantëve të regjistrohen nga 11 janari për zgjedhjet parlamentare
1 Janar, 18:44