KQZ ngre alarmin: Partitë ende
s'kanë dorëzuar emrat për KZAZ

KQZ ngre alarmin: Partitë ende<br />s'kanë dorëzuar emrat për KZAZ
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka apeluar sërish sot për plotësimin e KZAZ-ve me emrat e propozimeve të partive politike. 

Zëdhënësja e KQZ, Drilona Hoxha deklaroi se situata është e patolerueshme, ndërsa solli në vëmendje se janë KZAZ-të e 8 qarqeve të cilat s'janë plotësuar me anëtarë.  

Deklarata:
"Vijon të mbetet e patolerueshme situata e emërimeve të komisioneverëve të Qendrave të Votimit nga ana e KZAZ-ve, për shkak të mos dorëzimit të propozimeve nga ana e partive politike që, në zbatim të Kodit Zgjedhor kanë të drejtën të propozojnë anëtarë të KQV-ve.

Nga informacioni i përditësuar, rezulton se 30 KZAZ nuk kanë përmbyllur emërimet e anëtarëve të KQV-ve. Konkretisht si më posht:

1.     Qarku Lezhë (4 KZAZ), KZAZ 12, 13,14,15 - Asnjë parti politike nuk ka dorëzuar propozimet.

2.     Qarku Shkodër (4 KZAZ), KZAZ 2, 3 , 4, 5 - asnjë parti politike nuk ka dorëzuar propozimet.

3.     Qarku Durrës (5 KZAZ), KZAZ 21, 22, 23, 24, 25 -  I ka dorëzuar vetëm PS, ndërkohë LSI, PD dhe PR nuk kanë dorëzuar asnjë propozim.

4.     Qarku Tiranë (7  KZAZ), KZAZ 31, 32, 33, 34, 36, 39, 40– nuk i ka dorëzuar PD dhe PR .

5.     Qarku Elbasan (6 KZAZ)- KZAZ  46 nuk i ka dorëzuar PS, ndërsa KZAZ  47, 48, 49, 50 - nuk i ka dorëzuar PR dhe PD.

6.     Qarku Fier (1 KZAZ),  KZAZ 56, nuk i ka dorëzuar asnjë parti politike.

7.     Qarku Korçë (1 KZAZ), KZAZ 67 - nuk i ka dorëzuar asnjë parti politike.

8.     Qarku Gjirokastër (1 KZAZ), KZAZ 75– nuk i ka dorëzuar PD dhe PR. 

Jemi vetëm 6 ditë nga data e zgjedhjeve, ndaj Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i kërkon partive politike të dorëzojnë menjëherë propozimet për anëtarë të komisioneve të Qendra të Votimit pranë KZAZ përkatëse".  


Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Sinqeriteti i Platinisë: Futbolli në Olimpiadë sa për të mbushur stadiume

Sinqeriteti i Platinisë: Futbolli në Olimpiadë sa për të mbushur stadiume