KQZ: Nis shpërndarja e bazës
materiale zgjedhore te KZAZ-të

KQZ: Nis shpërndarja e bazës<br />materiale zgjedhore te KZAZ-të
Komisioni Qendor i Zgjedhjeve ka nisur sot shpërndarjen e bazës materiale drejt KZAZ-ve.
 
Në një deklaratë për shtyp zëdhënësja e KQZ Drilona Hoxha tha se sot po shpërndahet baza materiale në Komisionet e Zonave të Administrimit Zgjedhor të qarkut Kukës, Vlorë, Korçë, Gjirokastër, Dibër, Shkodër, Berat dhe Fier.
 
Ndërsa ditën e mërkurë, me datë 21.06.2017, materialet zgjedhore do të shpërndahen në Komisionet e Zonave të Administrimit Zgjedhor të qarkut Lezhë, Elbasan, Durrës dhe Tiranë. 
 
Deklaratë
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në funksion të mbarëvajtjes së procesit zgjedhor që do të zhvillohet më datë 25 Qershor, ka bërë të gjitha përgatitjet e duhura për ngritjen e infrastrukturës zgjedhore.
 
Ditën e shtunë, datë 17.06.2017, me mbërritjen e fletëve të votimit për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë dhe për zgjedhjet për Kryetar të Bashkisë Kavajë pranë ambienteve të KQZ-së në Lundër, Komisioni punoi intensivisht për të përgatitur të gjithë bazën materiale logjistike zgjedhore si; kutitë e votimit, kutitë e materialeve zgjedhore, fletët e votimit, vulat që do të përdoren nga Komisionet e Qendrave të votimit, vulat me kodet e sigurisë, e të tjerë.
 
Sot ka filluar procesi i shpërndarjes së bazës materiale nga KQZ drejt KZAZ-ve, proces ky që do të kryhet nga Administrata e KQZ-së në bashkëpunim me Zyrat Rajonale Zgjedhore dhe Ministrinë e Mbrojtjes.
 
Materialet logjistike zgjedhore, sot po shpërndahet në Komisionet e Zonave të Administrimit Zgjedhor të qarkut Kukës, Vlorë, Korçë, Gjirokastër, Dibër, Shkodër, Berat dhe Fier.
 
Ndërkohë, ditën e mërkurë, datë 21.06.2017, materialet zgjedhore do të shpërndahen në Komisionet e Zonave të Administrimit Zgjedhor të qarkut Lezhë, Elbasan, Durrës dhe Tiranë.
 
Në këto fazë të procesit, është e domosdoshme që të gjithë anëtarët e 90 Komisioneve të Zonave të Administrimit Zgjedhor (KZAZ), të marrin të gjitha masat e nevojshme dhe të jenë në gatishmëri në KZAZ-të përkatëse, për pritjen e bazës materiale zgjedhore e cila do të përdoret ditën e votimit dhe gjatë procesit të numërimit të votave.
 
Faleminderit!

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Reforma Zgjedhore, Alibeaj: Po i japin Ramës mandatin e katërt në tavolinë! Të tjerët duan të ruajnë ndonjë karrige

Reforma Zgjedhore, Alibeaj: Po i japin Ramës mandatin e katërt në tavolinë! Të tjerët duan të ruajnë ndonjë karrige