TIRANË-Koli Bele është anëtari i Komisionit të Ankesave dhe Sanksioneve në KQZ i cili do të relatojë ankimet e Alibeajt dhe Berishës për vendimin e Ilirjan Celibashit për mos regjistrimin e Partisë Demokratike. Koli Bele është caktuar fillimisht relator për ankimimin e Partisë Demokratike të grupit të Alibeajt, ndërsa ishte Ledio Braho ai që u caktua për ankimin tjetër. Por u vendos bashkimi i të dyja ankimeve në një me relator ishin zyrtarin socialist.

Shorti u hodh ditën e sotme në Komisionin e Ankimimeve dhe Sanksioneve, pasi PD e Enkelejd Alibeajt dorëzoi një ditë më parë ankimimin ndaj vendimit të kryekomisonerit Ilirjan Celibashi që i la jashtë zgjedhjeve. Ankimi i Berishës u dorëzua sot. KAS shqyrtimin paraprak për elementet e formës dhe të përmbajtjes së kërkesës ankimore të PD dhe pas këtij shqyrtimi vendosi kalimin për shqyrtim. 

Koli Bele ishte relator edhe në ankimimin e parë që PD kishte bërë në KAS për vendimin e PD-së, por që çështja u rikthye sërish tek kryekomisioneri Ilirjan Celibashi. Në seancën e zhvilluar një ditë më parë, Celibashi vendosi përfundimisht që PD të mos futet në zgjedhje pasi nuk ka plotësuar dokumentacionin e nevojshëm.

Celibashi e vlerësoi kusht të panegociueshëm për të regjistruar PD-në në zgjedhje, deklaratën solemne të angazhimit me firmë të Lulzim Bashës, pasi edhe pse ka dhënë dorëheqjen në mars të 2022, është ai figuron në Gjykatën e Tiranës ende si kryetar. Sot në KAS do të caktohet realotori dhe me pas do të shqyrtohet ankimimi i PD-së së Alibeajt. Nëse KAS do të lërë në fuqi vendimin e Celibashit, atëherë PD ka të drejtë që brenda 5 ditëve t’i drejtohet Kolegjit Zgjedhor.

Ndërkohë, Celibashi vendosi përfundimisht mos legjitimimin e Sali Berishës.Ish-kryeministri ka ankimuar sërish vendimin, ndërsa relator u caktua Ledio Braho. Ankimimi është firmosur nga Berisha, si kryetar i PD. Në argumentim Berisha thotë se KQZ nuk mund të refuzojë regjistrimin e PD përfaqësuar nga Sali Berisha vetëm bazuar mbi mungesën e shkresës së regjistrit të partive politike, ku fatkeqësisht në regjistër vijon të mbeten të dhëna të pasakta dhe të vjetëruara. Nga ana tjetër pa një parti të tijën, pritet të zyrtarizojë koalicionin me Metën dhe dy aleatët Vangjel Dule, për të kapur 15 marsin, afatin e fundit të regjistrimit të koalicioneve. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:40
KAS hedh shortin, Ledio Braho caktohet relator për ankimimin e Berishës

 

Komisoni i Ankimimeve dhe Sanksioneve ka hedhur shortin dhe Ledio Braho është caktuar relator për ankimimin e Sali Berishës.

Ora 14:03
Celibashi nuk e legjitimoi kryetar të PD-së, Berisha e ankimon vednimin në KAS

1678825092_Screenshot1.jpg

Ish-kryeministri Sali Berisha ka ankimuar në KAS vendimin e dhënë një ditë më parë nga kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi, i cili nuk e legjitimoi në krye të PD-së. Ankimimi vihet re se është firmosur nga Sali Berisha si kryetar i PD-së. 

Në argumentim Berisha thotë se KQZ nuk mund të refuzojë regjistrimin e PD përfaqësuar nga Sali Berisha vetëm bazuar mbi mungesën e shkresës së regjistrit të partive politike, ku fatkeqësisht në regjistër vijon të mbeten të dhëna të pasakta dhe të vjetëruara. 

(Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë)