KQZ: Numërohen të parat votat
për Kuvendin; më pas, për vendorët
KQZ ka marrë vendim sot për radhën e numërimit të votave në disa KZAZ ku do të votohet për Kuvendin si dhe për kryetarin e bashkisë ose komunës. KQZ vendosi që në fillim të numërohen votat për Kuvendin dhe të mos kalohet tek ato për kryetar njesie vendore pa i përfunduar.
TIRANE - KQZ ka marrë vendim sot për radhën e numërimit të votave në disa KZAZ ku do të votohet për Kuvendin si dhe për kryetarin e bashkisë ose komunës. KQZ vendosi që në fillim të numërohen votat për Kuvendin dhe të mos kalohet tek ato për kryetar njesie vendore pa i përfunduar.
Diskutimi i projektvendimit ka hasur në debate. Përfaqësuesi i PS-së gjykonte se akti i bërë nga administrata zgjedhore ishte i paplotë, sepse ai i referohej zgjedhjeve vendore, ndaj ishte e nevojshme të shtohej një akt tjetër më specifik për këto zgjedhje. Por, ai hasi në kundërshtimin e komisionerit Klement Zguri, që vërejti se akti ishte një situatë e zgjidhur e nuk duhej të ngarkohej më shumë, pasi mund të shkaktonte konfuzion ne terren. “Të miratojmë versionin e administratës dhe sqarimet e mëtejshme le të shoqërohen me një manual”, - propozoi ai. Në fund, KQZ votoi kundër propozimit të PS-së dhe vendosi që “në fillim të bëhet numërimi i votave për zgjedhjet për Kuvend e më pas, për kryetar bashkie a komune. Numërimi për kreun e njesisë vendore nuk do të fillonte pa përfunduar numërimi i votave për Kuvendin.”
Çështje të tjera të rendit të ditës ishin: Miratimi i dokumentacionit dhe kutisë së posaçme që do të përdoren për numërimin e votave të hedhura gabim, për zgjedhjet për Kuvend dhe për kryetar bashkie apo komune; miratimi i modeleve të dokumenteve që do të përdoren nga grupi i numërimit dhe Komisioni i Zonës së Administrimit Zgjedhor për nxjerrjen e rezultateve të zgjedhjeve në ZAZ nr.17, ZAZ nr.19, ZAZ nr.30, dhe ZAZ nr.81; miratimi i vëzhguesve të Fondacionit Banka e Ideve dhe të atyre të shoqatës "Albania Life Quality Union" për vëzhgimin e zgjedhjevetë Kuvendit; miratimi i modeleve të vendimeve dhe dokumentacionit të punës, që do të përdoren nga disa KZAZ dhe KQV, për zgjedhjet e pjesshme për organet e qeverisjes vendore”; shqyrtimi i kërkesës për regjistrimin e koalicionit "Aleanca për Shqipërinë Europiane", si subjekt zgjedhor, për zgjedhjet e pjesshme për kryetar bashkie a komune në disa njësi të qeverisjes vendore si edhe lirimin dhe emërimin e disa anëtarëve të KZAZ-ve për zgjedhjet për Kuvend.
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
66.4%
-
Jo
30.4%
-
Nuk e di
3.2%
Vota total: 3687
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Nesër hapi i parë i procesit historik, diaspora nis regjistrimin për zgjedhjet e 11 majit! Çfarë duhet të dinë emigrantët
10 Janar, 15:38
-
Dështojnë negociatat! PD bllokon votimin elektronik në qarqe, do testohen vetëm në disa qendra në Tiranë
10 Janar, 15:33
-
Zgjedhjet e 11 majit, Rama mbledh drejtuesit politikë në PS! Fokusi te vota e diasporës
9 Janar, 16:53
-
KQZ 'kënaq' PD e PS, diaspora do të sqarohet me SMS për gabimet në regjistrim, mund të riaplikojnë
9 Janar, 15:51
-
Diaspora voton! Të shtunën hapet regjistrimi për emigrantët, në KQZ partitë ende debat të ‘ndezur’
8 Janar, 16:13
-
Vota e diasporës kërkon ndërhyrje në Kod Zgjedhor, PS-PD drejt negociatave! Duhen afate të reja, mazhoranca gati 'të lëshojë' numërimin në KQZ
7 Janar, 19:04
-
Eduard Zaloshnja: 3.73 milionë shtetas në moshë për votim dhe 900 mijë fëmijë e adoleshentë
7 Janar, 12:15
-
Zgjedhjet/ Nga 11 janari, qeveria e bashkitë ‘kyçen’ për fushatë, ndalohen legalizimet e bonuset! KQZ skuadër për monitorimin e politikanëve në internet
6 Janar, 16:25
-
Zgjedhjet 2025/ Taulant Balla thirrje diasporës të regjistrohet prej 11 janarit: Fleta e votimit pas plotësimit duhet nisur për në Shqipëri
5 Janar, 16:46
-
KQZ testim teknik Platformës Elektronike të Regjistrimit në prani të Shoqërisë Civile
3 Janar, 18:32
-
Speciale/ Zgjedhjet 2025, ja si do regjistrohet një emigrant për të votuar! Celibashi për Report Tv: Qeveria 5 mln euro për të paguar postën, por duhet ndryshuar Kodi
2 Janar, 11:40
-
Celibashi uron vitin e ri 2025: Ftesë të gjithë emigrantëve të regjistrohen nga 11 janari për zgjedhjet parlamentare
1 Janar, 18:44