Ndërsa pas kësaj, KQZ ka shtyrë vendimin për ndërprejrjen e spotit të Postës Shqipare dhe transmetimin pas zgjedhjeve, propozim ky i bërë nga një pakicë prej antarësh të bordit. Sipas argumentave të anëtares Shtjefni ky spot nuk mund të hiqet sepse është detyrim ligjor i postës për të informuar. Ndërsa vendimi për këtë është shtyrë për mbledhjen tjetër pasi ta shqyrtojë administrata.
Ndërsa tre antarë të bordit kanë tërhequr vëmendjen për televizionin publik se ka deformuar mesazhin elektoral duke mbajtur qëndrim apo duke bërë komente gjatë edicionit të lajmeve. Një pakicë prej tre anatërsh të bordit i ka kërkuar KQZ t’ia bëjë të qartë radiotelevizionit publik këtë.
Sërisht KQZ ka preferuar të mos japë asnjë mendim për këtë, pas argumentit të përfaqësuesit ligjor të PD-së, se bordi dhe KQZ nuk janë institucione që japin këshilla, por marin vendime.
(v.gj/shqiptarja.com)