KQZ, PS: 27 mijë të dubluar
PD: Janë vetëm 1200
Shifra krejt të kundërta paraqitën auditët teknicienë lidhur me verifikimin e listave të zgjedhësve, ku më problematiket ishin pikërissht dublimet. U miratua edhe prodhimi i mbi 3 milion fletëve të votimit për 23 qershorin.
TIRANË – Shifrat e kundërta të auditëve të Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste, për listat e zgjedhësve për muajin Maj, kanë shkaktuar debate në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Në raportin e 6 të auditëve teknicienë, rezultoi se sipas Dashamir Çalit i propozuar nga ish-nënkryetari i
KQZ, janë ende edhe 27 mijë persona të dubluar në llistat përfundimtare, ç`ka përbën rrezik për zgjedhjet.
Sipas tij janë gjthashtu edhe 348 mijë persona pa adresë, që rrit rrezikun e votimit të tyre nga dy herë në disa qendra votimi. Por shumë e ulët u paraqit shifra nga auditi i propozuar nga kryetarja e KQZ, Genti Malko. Vetëm 1200 persona të dyshuar si të dubluar janë sipas tij. “Janë 27.143 dublime, persona pa adresë të saktë banimi janë 348.284 zgjedhës,janë gjithsej 11 qendra votimi që janë nën 200 zgjedhës dhe vetëm 2 janë me një numër jashtë kritereve ligjore.
Do u hapin problemeve sa i takon votimeve të dyfishta, për arsye se ekzistojnë një sasi shumë e madhe, dhe aq më tepër do e vështirësojnë situatën dokumentet e identitetit të lëshuara, dhe të dala jashtë përdorimit”, theksoi auditi i PS-së. Ndërkohë që Malko kundërshtoi shifrat. “Përsa i përket 27 mijë rasteve, shifra është e gabuar.
Është e gabuar ose për mosnjohje të mirë të procedurës, që ka përcaktuar ligji dhe aktet nëligjore, për pastrimin e dublimeve, ose sepse kështu kanë menduar se duhet ë nxirrnin një shifër”, u shpreh auditi i PD-së. Nuk munguan as akzuat nga përfaqësuesi ligjor i PS, Genci Gjonçaj, i cili akuzoi qeverinë se për 8 vite nuk mundi dot që të bënte lista të rregullta.
SASIA E FLETËVE TË VOTIMITMbledhjen e djeshme u caktua dhe numri i fletëve të votimit që do të prodhohen për zgjedhjet e 23 qershorit. Nga përpunimi i të dhënave nga Administrata e KQZ-së, rezulton se në rang vendi janë gjithsej 5508 Qendra votimi, me gjithsej 3271885 zgjedhës.
Bazuar në urdhërimet e pikës 4, të nenit 97 të Kodit Zgjedhor, të ndryshuar, e cila përcakton se sasia e fletëve të votimit që duhet të prodhohet është e barabartë me numrin e zgjedhësve, duke shtuar 2%, KQZ vendosi që të prodhohen 3337388 fletë votimi gjithsej.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 29.05.2013 Lajmi u perditesuaRedaksia online
(bm/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
66.1%
-
Jo
30.7%
-
Nuk e di
3.2%
Vota total: 3608
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Nesër hapi i parë i procesit historik, diaspora nis regjistrimin për zgjedhjet e 11 majit! Çfarë duhet të dinë emigrantët
10 Janar, 15:38
-
Dështojnë negociatat! PD bllokon votimin elektronik në qarqe, do testohen vetëm në disa qendra në Tiranë
10 Janar, 15:33
-
Zgjedhjet e 11 majit, Rama mbledh drejtuesit politikë në PS! Fokusi te vota e diasporës
9 Janar, 16:53
-
KQZ 'kënaq' PD e PS, diaspora do të sqarohet me SMS për gabimet në regjistrim, mund të riaplikojnë
9 Janar, 15:51
-
Diaspora voton! Të shtunën hapet regjistrimi për emigrantët, në KQZ partitë ende debat të ‘ndezur’
8 Janar, 16:13
-
Vota e diasporës kërkon ndërhyrje në Kod Zgjedhor, PS-PD drejt negociatave! Duhen afate të reja, mazhoranca gati 'të lëshojë' numërimin në KQZ
7 Janar, 19:04
-
Eduard Zaloshnja: 3.73 milionë shtetas në moshë për votim dhe 900 mijë fëmijë e adoleshentë
7 Janar, 12:15
-
Zgjedhjet/ Nga 11 janari, qeveria e bashkitë ‘kyçen’ për fushatë, ndalohen legalizimet e bonuset! KQZ skuadër për monitorimin e politikanëve në internet
6 Janar, 16:25
-
Zgjedhjet 2025/ Taulant Balla thirrje diasporës të regjistrohet prej 11 janarit: Fleta e votimit pas plotësimit duhet nisur për në Shqipëri
5 Janar, 16:46
-
KQZ testim teknik Platformës Elektronike të Regjistrimit në prani të Shoqërisë Civile
3 Janar, 18:32
-
Speciale/ Zgjedhjet 2025, ja si do regjistrohet një emigrant për të votuar! Celibashi për Report Tv: Qeveria 5 mln euro për të paguar postën, por duhet ndryshuar Kodi
2 Janar, 11:40
-
Celibashi uron vitin e ri 2025: Ftesë të gjithë emigrantëve të regjistrohen nga 11 janari për zgjedhjet parlamentare
1 Janar, 18:44