TIRANE- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve publikoi sot listën paraprake e zgjedhësve nga jashtë.
Lista Paraprake mund të konsultohet në www.kqz.gov.al, ose në aplikacionin KQZ në iOS ose Play Store. Vetëm ata zgjedhës nga jashtë, të cilëve u është pranuar kërkesa për t’u regjistruar nëpërmjet PER, janë në përbërje të kësaj liste.
Si të verifikoj emrin tim?
Në faqen e KQZ është publikuar një dritare ku votuesi nga jashtë shkruan NID, më pas vendos emrin, mbiemrin, atësinë dhe datëlindjen. Këta zgjedhës kanë mundësinë, nga data 9 deri më 10 Mars 2025, të:
Kërkojnë çregjistrimin nga lista e zgjedhësve nga jashtë, në rast se për arsye objektive gjykojnë se do të jenë në Republikën e Shqipërisë në ditën e zgjedhjeve më 11 Maj 2025.
Ribëjnë edhe një herë kërkesën, ata zgjedhës që kanë ndryshuar vendqëndrim pasi është miratuar kërkesa, duke saktësuar adresën e re së bashku me dokumentin provues të adresës.
Si e marrin fletën e votimit?
Dërgimi i fletës së votimit bëhet nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nëpërmjet shërbimit postar.
Nëse procesi i miratimit të listave shumemërore ecën sipas afateve të parashikuara, mes datës 8 Prill dhe 16 Prill synohet të përfundojë dërgimi i fletës së votimit dhe dokumentacionit zgjedhor.
Pasi të kenë marrë fletën e votimit, ata e plotësojnë sipas udhëzimeve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, duke zgjedhur subjektin zgjedhor dhe/ose kandidatin që dëshironi.
Fleta e votimit dërgohet mbrapsht në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve duke llogaritur kohën që ajo të mbërrijë në këtë institucion, jo më vonë se ora 19:00 e datës 11 Maj 2025.
Kostot e shërbimit postar për dërgimin e fletës së votimit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve si dhe kthimin e saj për tek KQZ do të paguhen të gjitha nga shteti shqiptar.
Sa u regjistruan nga diaspora?
Në total janë mbi 294 mijë shqiptarë me banim jashtë që mund të marrin pjesë në votim më 11 maj, ndërkohë më shumë se 48 mijë kërkesa u refuzuan për shkak të mangësive të ndryshme.
Më pas emrat e votuesve nga jashtë do të hiqen nga lista e zgjedhësve në Shqipëri
Kërkesat kanë qenë nga më shumë se 100 shtete të ndryshme të botës, por më shumë emigrant janë regjistruar nga Italia dhe Greqia ku jetojnë dhe komunitetet më të mëdha. Në vend të tretë janë Gjermania, pasuar nga Shtetet e Bashkuara.
Sipas parashikimeve ligjore, vota e migrantëve do të llogaritet në qarkun ku ata kanë residencën në Shqipëri. Më shumë se 52 mijë votuesë të rregjistruar i përkasin Tiranës, e pasuar nga Fieri me mbi 32 mijë votuesë nga jashtë dhe Elbasani e Durrësi me pak më shumë se 25 mijë votues nga jashtë.
Komente


Kur te na vijne fletat e votimit ne duhet te votojm menjeher e ti nisim se postat jane mbyllur te shtunen pas ores 12 e diten e djele duhet te na jepni ndihmoni si te veprojm
Përgjigju/SAMUZEAU/,regjistrimi per emigrantet qe te votojne me poste eshte mbyllur tashme.Por nese partite nuk pendohen pas rezultateve zgjedhore per kete te drejte dhene emigranteve dhe vendosin t'a mbajne votimin me vote dhe t'a perdorin per cdo lloj votimi dhe nese ke deshire te votosh,mund te kesh nje mundesi tjeter te regjistrohesh per zgjedhjet e mesme qe vijne me pas.
PërgjigjuPershendetje. Si mund te regjistrohem per te votuar? Faleminderit
Përgjigjue thjeshte fare: pri nje bilete per ne Rinas dhe mund te votosh pa problem