KAS rrëzon sërish Berishën, nuk pezullon regjistrimin e PD-së për 14 majin! Ish-kryeministri: Urdhër i Ramës

TIRANË- Për të dytën herë, Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve rrëzoi Sali Berishën, në përpjekjet e tij për të legjitimuar veten drejtues të Partisë Demokratike. KAS rrëzoi kërkesën e grupit të Rithemelimit që regjistrimi në zgjedhje i PD me kryetar Enkelejd Alibeajn të pezullohet, përsa kohë pyetjes “kush ka të drejtën e PD zyrtare” duhet t’i jepet përgjigje edhe në hallkën e fundit, Kolegjit Zgjedhor.

Përfaqësuesi ligjori i Rithemelimit, Ledio Nuraj kërkoi pezullimin e regjistrimit të PD-së Alibeajt me argumentin se kanë depozituar ankimim në Kolegjin Zgjedhor. Ai tha se kryekomisioneri Ilrjan Celibashi ka shkelur ligjin dhe se duhej të priste derisa të merrej vendimi nga Kolegji Zgjedhor.  I pyetur nga mediat lidhur me këtë vendim, Berisha tha se KAS ka marrë urdhër nga Rama. 

“Është shkelur besueshmëria e procesit zgjedhor nga të gjitha palët. Kërkojmë kundërshtimin e vendimit të KQZ, ku ka bërë regjistrimin e PD në zbatimit të vendimit tuja, po të paligjshëm dhe tejkalimit të çdo kompetence, ndryshimin, duke vendosur pezullimin e vendimit. Pavarësisht se vjen për të qeshur, se e dini dhe vetë që keni marrë një vendim koti. Argumenti se vendimi ishte menjëherë i zbatueshëm, për ne nuk qëndron”, tha ai.

Nga ana tjetër, përfaqësuesi i ligjori i PD-së së Alibeajt, Rezart Kthupi tha se vendimi i KAS për regjistrimin e PD-së ishte detyrues dhe nuk mund të zhbëhet.

“Është një artificë ligjore për të goditur vendimin e KAS, nëpërmjet ankimimit që të pezullohet vendimi që ky komision dha për regjistrimin e PD. Ky vendim që KAS dha është vendim detyrues, dhe nuk mund të kërkohet nga komisoneri për zgjatjen e afatit, apo mbajtjen e çështjes pezull. Në këto kushte komisoneri nuk kishte tagrin për të zgjatur afatin për të marr një vendim ndryshe nga vendimi i komisionerit”, tha Kthupi.

Të hënën pritet që Kolegji Zgjedhor të vendosë nëse do të pranojë vendimin e KAS që PD të përfaqësohet në zgjedhje me Enkelejd Alibeajn apo nëse dO të pranojë kërkesën e Rithemelimit, që PD në zgjedhje ta përfaqësojë ky grupim me Sali Berishën në krye. Fati i kësaj kërkese është në duart e trupës me 5 gjyqtare, Blerona Hasa (relatore), Manjola Xhaxho, Emona Muҫi, Esmeralda Xhili, Alma Kolgjoka.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:54
KAS e rrëzoi sërish, Berisha: Merr urdhra nga Edi Rama

 

Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar vendimin e KAS për rrëzimin e ankimimit të tij që të pezullohej regjistrimi i PD-së së Alibeajt në zgjedhje. Berisha thotë se KAS ka marrë urdhër nga Edi Rama.

“Është një urdhër nga Edi rama. Rama sot është njeriu de spot që nuk njeh asnjë ligj, rregull moral, që kontrollon çdo qelizë të kësaj administrate të këtij shteti”, tha Berisha.

Ora 14:12
KAS rrëzon sërish Berishën, nuk pranon kërkesën për pezullimin e regjistrimit të PD-së së Alibeajt

 

Komisioni i Ankimeve dhe Sanksioneve ka rrëzuar ankimimin e Sali Berishës. Berisha kërkonte pezullimin e regjistrimit të PD-së së Alibeajt deri në marrjen e vendimit nga Kolgeji Zgjedhor, por kjo kërkesë nuk u rrëzua nga KAS.

Ora 14:01
Ankimimi i Berishës për vendimin e KAS, Kolegji Zgjedhor e shqyrton çështjen më datë 27! Ja trupa gjykuese

Më datë 27 mars do të zhvillohet në Kolegj Zgjedhor seanca për ankimimin që Sali Berisha ka bërë ndaj vendimit të KAS, i cili urdhërori KQZ që të regjistrojë PD-në e Alibeajt në zgjedhje.

Trupa gjykuese që do të shqyrtojë këtë çështje përbëhet nga gjyqtarët Blerona Hasa (Relatore); Manjola Xhaxho (Anëtare); Emona Muҫi (Anëtare); Esmeralda Xhili (Anëtare); Alma Kolgjoka (Anëtare).

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Piluri: 23/03/2023 23:08

    E vetmja gje qe te mbet ne mend nga foto eshte forma derrkuce e antareve te KAS: sa nuk shperthejne aq te fryre jane.

    Përgjigju
  • Cubel breca: 23/03/2023 16:41

    Opo cpaska qene ky Cubi i gjate mor aman. Kaq i fort qenka ky?????????????????? Ky na doli me i fort se ai shoku qe i bente te gjitha vet. Po cjan keto qe shohim e degjojm nga 30 vjet keshtu mor jahu. Ketij leshkos salesh po nuk i shkoj uji ne brazden e tij fajet jan te EDI Rames. Edhe sikur te jet keshtu sic thot sali ziu kujton ky se harron populli se cfar i ka ber ketij vendi?????? Joooooo

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Historia e kremtimit të Krishtlindjeve

Historia e kremtimit të Krishtlindjeve