TIRANE-Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka regjistruar për zgjedhjet lokale të 30 qershorit, koalicionin e majtë "Aleanca për Shqipërinë Evropiane", të drejtuar nga Partia Socialiste. Partia Socialiste në datë 2 maj dorëzoi në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve kërkesën për koalicionin zgjedhor me 21 parti politike, që u miratua sot. Gjithashtu në mbledhjen e sotme KQZ ka vendosur që t'u japë mandatin e deputetit Kujtim Gjuzit, që është kryetar i Partisë Konservatore, pasi ka qenë pjesë e listave të Partisë Demokratike.
Ndërsa dy deputetët e tjerë janë Endrit Hoxha dhe Koçi Tahiri. Deri tani, bashkë bëhen 116 deputetë në Kuvend, 79 nga shumica dhe 37 nga opozita (14 LSI+23 PD) ndërkohë që duhen edhe 24 deputetë për të plotësuar numrin 140. Sipas ritmeve aktuale numri i plotë pritet që të plotësohet shpejt. Opozita PD dhe LSI dogjën mandatet duke dalë në rrugë me protesta dhe mosbindje civile për të kërkuar largimin e qeverisë Rama, ndërsa nuk janë regjistruar në zgjedhjet e 30 qershorit.
116 deputetë në Kuvend
PS + 79 mandate (Me 3 PDIU, Tom Doshi dhe Robert Bitri)
37 deri tani opozita e re
14 LSI
23 PD
Deputetët nga opozita
Tre deputetë nuk hoqën dorë nga mandatet që në fillim
1. Lefter Koka
2. Myslim Murrizi
3. Rudina Hajdari
Janë betuar:
1. Ylli Shehu
2. Aurora Mara
3. Enver Roshi
4. Edmond Rrushi
5. Ediola Braha
6. Edlira Hyseni
7. Elda Hoti
8. Ralf Gjoni
9. Nimet Musaj
10. Enada Kociraj
11. Amra Borova
12. Eugen Bojaxhi LSI Berat
13. Klajdi Qama LSI Berat
14. Lefter Maliqi
15. Alban Zeneli
16. Ligoraq Karamelo
17. Majlinda Halilaj
18. Arben Elezi
19. Adriatik Alimadhi
20. Korab Lita
21. Halit Jakimi
22. Arlind Çarçani
23. Andi Përmeti PD Korçë
24. Fatjona Dhimitri PD Gjirokastër
25. Erjon Piciri PD Tiranë
26. Artur Rroshi nga PD Tiranë
27. Nikolin Staka nga PD Shkodër
28. Zef Shtjefni nga PD Shkodër
E moren sot
Kujtim Gjuzi PD Durrës
Koço Tahiri PD Korçë
Indrit Hoxha PD Tiranë
Ne pritje;
Krenar Rryçi PD Durrës
Kostaq Papa PD Tiranë
Ares Ypi PD Tiranë