KQZ regjistron koalicionin e PD-së, 'Aleanca për ndryshim' dhe përcakton ZAZ 40 për votimin dhe numërimin elektronik

KQZ regjistron koalicionin e PD-së, 'Aleanca për ndryshim' dhe përcakton ZAZ 40 për votimin dhe numërimin elektronik

Komisioni Qendror i zgjedhjeve ka përcaktuar zonën se ku do të implementohet projekti pilot i votimit dhe numërimit elektronik për zgjedhjet e 25 prillit.

Me dakordësinë e përfaqësuesve të partive politike, Celibashi miratoi ZAZ numër 40 në kryeqytet në njësinë 10, vendin ku për herë të parë do të votohet dhe numërohet në mënyrë elektronike. Ndërkohë identifikimi biometrik i votuesve është shtrirë në të gjithë vendin.

Ditën e sotme, Komisioni Qendror i zgjedhjeve miratoi edhe regjistrimin e koalicioneve “PD Aleanca për Ndryshim” të udhëhequr nga Lulzim Basha dhe “Aleanca” të përbërë nga partitë e Zef Shtjefnit, Selami Jenishehrit, Kujtim Gjuzit dhe Kostaq Papës.

Meqë dokumentacioni i paraqitur është në rregull miratohet”, tha kryetari i institucionit të menaxhimit të zgjedhjeve në Shqipëri, Ilirjan Celibashi.

“Do të japim çdo kontribut që do të jetë i nevojshëm që edhe kjo vendimmarrje që do të pasohet nga të tjerat të ecë në drejtimin e duhur”, tha përfaqësuesi i PD-së në KQZ, Ivi Kaso.

"Alenaca për Ndryshim" e finalizuar më 24 shkurt nga Basha përmban një marrëveshje mes PD dhe 12 aleatëve të saj. Pjesë e këtij koalicioni, janë PR e Fatmir Mediut, LZHK-ja e Dashamir Shehit, FRD e Bamir Topit, PAA e Agron Dukës, PDK e Nard Ndokës, PBDNJ e Vangjel Dules, PDIU e Shpëtim Idrizit, Balli Kombëtar i Artur Roshit nga opozita parlamentare, PBLD e Arjan Starovës, PBD e Ylber Valterit, PLL e Shpëtim Axhamit dhe PKD e Dhimitër Muslias.

Ky është një koalicion që bashkon edhe armiqtë e tjerë historikë si grekët e PBDNJ me çamët e PDIU, ose Republikanët e Fatmir Mediut me Monarkët e Shpëtim Axhamit.  Kurse LSI e Monika Kryemadhit, do të garojë e vetme por do të ketë kandidatë nën logon e PD vetëm në Dibër dhe Kukës. Një mënyrë e tillë, pra të dalurit me 2 lista të veçanta, sipas Bashës dhe Kryemadhit është bërë me qëllim maksimalizimin e votave për të rrëzuar qeverinë e e Edi Rama.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:02
Zgjedhjet e 25 prillit, pajisja e identifikimit elektronik do përdoret nga persona jopartiak të trajnuar nga KQZ, Rregullatori miraton kriteret

Teksa votimi dhe numërimi elektronik do të shtrihet në ZAZ nr 40 në Kryeqytet, identifikimi biometrik për zgjedhjet e 25 prillit është shtrirë në të gjithë vendin.  KQZ vendosi sot që përdorimi i pajisjes së identifikimit elektronik të bëhet nga persona të trajnuar dhe apartikë që do të përzgjidhen nga nënkomisionerja Pelinku, nëpërmjet disa kritereve. KQZ brenda 24 orëve do të hapë thirrjen për përzgjedhjen e 5200 personave të cilët do të përdorin pajisjet e identifikimit elektronik të votuesve (PEI).

Mes kritereve që duhet të plotësojnë operatorët teknikë renditen: arsimi  i mesëm, e drejta për të qenë zgjedhës, të mos jetë i dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë për kryerjen e një krimi, të mos jetë anëtar i strukturave drejtuese të ndonjë partie politike, të paktën tre vitet e fundit; të mos ketë qenë i përfshirë publikisht në veprimtari dhe aktivitete politike dhe elektorale për llogari të një subjekti zgjedhor në 5 vitet e fundit, të ketë njohuri dhe aftësi minimale të përdorimit të pajisjeve të teknologjisë së informacionit si kompjuter, smartphone, etj.

Komisioni Rregullator në KQZ vendosi që operatorët teknikë do të votojnë në qendrat e votimit ku janë caktuar për të monitoruar pajisjen teknologjike për të shmangur ndërprerjen e punës.

Nëse operatorët teknikë bëjnë deklarim të rremë të të dhënave do të mbajnë përgjegjësi penale ose administrative, ndërsa shpërblimi që do të marrin operatorët për punën do të jetë 9 mijë lekë.

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Papët dhe jubilejtë: hapja e Derës Shenjte në histori

Papët dhe jubilejtë: hapja e Derës Shenjte në histori