KQZ rezultati brenda 5 ditëve
partitë e mëdha asnjë ankesë

KQZ rezultati brenda 5 ditëve<br />partitë e mëdha asnjë ankesë
TIRANE- Brenda 5 ditëve pritet që të certifikohen edhe zgjedhjet e 23 qershorit, ku deri më tani sipas të dhënave nga KQZ zyrtarisht kanë përfunduar së verifikuari tabelat e KZAZ-ve vetëm të Qarkut Kukës, Korçë dhe Vlorë.

Komisoni Qendror i Zgjedhjeve pas kërkesës së PBDNJ për rinumërimin edhe njëherë të kutive në KZAZ 89, u ndesh dje me një tjetër kërkesë për hapje kutish, por këtë herë për 8 KZAZ-të e Qarkut të Shkodrës.

Bëhet fjalë për kërkesën e subjektit politik që garoi jashtë koalicioneve partike, Partia Popullore Kristian Demokrate e Shqipërsë. Kjo parti i kërkon KQZ që të rinumërojë edhe një herë 417 kutitë e qendrave të votimit në këtë qark, pasi pretendon se i janë vjedhur votat nga partitë e mëdha. Por në KQZ pritet që të mbërrijë edhe një tjetër kërkesë po për këtë qark, por këtë herë nga subjekti politik i Partisë së Republikanëve, të cilët pretendojnë se u janë vjedhur votat nga e djathta.

Relatore për kërkesën e PPKDSH pritet të jetë kryetarja e KQZ, Lefterie Lleshi. Nëse KQZ i pranon këto kërkesa, atëherë merr vendim që të rinumërohen të gjitha votat në këto KZAZ, ndërsa nëse kërkesat e partive rrëzohen, ato kanë të drejtë që të ankimojnë në Kolegjin Zgjedhor. Do të jetë pikërisht Kolegji, i cili deri më tani nuk ka marrë për shqyrtim asnjë kërkesë për rinumërim votash, ai që do të vendosë nëse votat do të rinumërohen apo jo për të gjitha partitë që ankimojnë një kërkesë të tillë. Kërkesa të tilla për rinumërim votash deri më tani kanë paraqitur vetëm partitë e vogla, ndërsa të mëdhatë duket se kanë pranuar rezultatet e nxjerra nga KZAZ-të.

REZULTATI NE QARQE
KQZ ende nuk ka shpallur rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve parlamentare, pasi sipas Kodit Zgjedhor duhet që të verifikohen të gjitha të dhënat e KZAZ brenda një afati kohor prej 5 ditësh. Konkretisht në bazë të nenit 123 të Kodit Zgjedhor, KQZ verifikon dhe nxjerr rezultatin e votimit për çdo zonë zgjedhore pra rezultatin për çdo qark, në bazë të tabelave të rezultateve për çdo KZAZ. Pasi kanë ardhur tabelat e rezultatit të të gjitha KZAZ-ve te zonës zgjedhore përkatëse, KQZ përpunon rezultatin e ardhur dhe brenda 48 orëve duhet të miratojë Tabelën Përmbledhëse të Rezultatit të Zonës Zgjedhore përkatëse. Ndërkohë që sipas zëdhënëses së KQZ, Drilona Hoxhaj deri tani ka përfunduar dorëzimi i tabelave të rezultateve të KZAZ-ve të ZAZ-ve të Qarkut Kukës,Korçë dhe Vlorë. “KQZ Është duke përpunuar tabelat e rezultateve të KZAZ-ve të Qarkut Korçë dhe Vlorë dhe brenda afatit të përcaktuar në nenin 123 të Kodit Zgjedhor (48 orë), do të miratojë tabelat përbledhëse të rezultatit për këto Zona Zgjedhore. Pasi KQZ ka miratuar tabelat e rezultateve për secilën zonë zgjedhore, subjeketet zgjedhore kanë 3 ditë afat kohë për të ankimuar vendimin e KQZ-së dhe jo më vonë se 3 ditë nga përfundimi i procesit të ankimit kundër vendimit për miratimin e rezultateve të zonës zgjedhore, KQZ përllogarit shpërndarjen e mandateve për çdo zonë zgjedhore. Rezultati përfundimtar i zgjedhjeve shpallet nga KQZ-ja jo më vonë se 5 ditë nga data e shpalljes së rezultatit për shpërndarjen e mandateve për çdo zonë zgjedhore”, tha zëdhënësja.

Lajmi u perditësua

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?



×

Lajmi i fundit

Alarm për bombë në shkollat e Tiranës, policia kryen kontrolle

Alarm për bombë në shkollat e Tiranës, policia kryen kontrolle