KQZ rinumëron Shkodrën, procesi
drejt fundit me shkelje të vogla

KQZ rinumëron Shkodrën, procesi<br />drejt fundit me shkelje të vogla
TIRANË - KQZ-ja ka vazhduar sot rinumërimin e votave të qarkut të Shkodrës, duke kaluar tek KZAZ-ja nr.6. Deri në orën 19:00, u arrit të përfundohej kutia e dhjetë nga 44 që ka ajo. Rinumërimi i votave të këtij qarku ka hyrë në ditën e tretë dhe janë përfunduar së numëruari, votat e 6 KZAZ-ve nga 8 që ka ky qark.

Sipas gazetares Jetona Koçibelli, "procesi shkon i qetë dhe me ritme të kënaqshme. Është herët për të folur për ndryshim mandati për Partinë Republikane, e cila shpresonte shumë nga ky proces."

Numërimi i Shkodrës ka për të vazhduar deri në përfundimin e tij, ndryshe nga ç'pretendoi PS-ja, pasi sot Kolegji Zgjedhor vendosi shtyrjen e vendimit për 2 ditë lidhur me ndërprerjen ose jo të këtij procesi. 

KQZ-ka e nisi rinumërimin e votave pavarësisht mungesës së kuorimit, 5 votave të nevojshme për të marrë vendim, pavarësisht kundërshtive të partive të majta, PS e LSI dhe e vazhdoi atë proces edhe përkundër vendimit të Kolegjit Zgjedhor për pavlefshmërinë e votave në qarkun e Lezhës. Dy ditë më parë, kryetarja e KQZ-së e konsideroi vendimin e Kolegjit se i përkiste vetëm Lezhës, ndaj numërimi për qarkun e Shkodrës do të vazhdonte.

Dje, Kolegji Zgjedhor ka kundërshtuar një vendim të KQZ-së për hedhjen poshtë të provave filmike të paraqitura nga LSI-ja për grabitjen e votave në qarkun e Kukësit. Kolegji vendosi që provat filmike të pranohen dhe shqyrtohen nga dy ekspertë, të LSI-së dhe PD-së.

ORA 14:00 PERFUNDON KZAZ NR.5 ME PARREGULLSI TE VOGLA

Nga numërimi i kutive të KZAZ nr.5 mesditën e sotme, janë konstatuar vetëm parregullsi të vogla. Janë rivlerësuar një numër i vogël i fletëve të votimit, por që nuk ndikon në ndryshimin e rezultatit sa i takon marrjes së mandatit nga Partia Republikane.
 
ORA 12:00 ASNJE NDRYSHIM REZULTATI PER MANDATIN QE PRETENDON PR-JA

Deri në orën 12:00 ishin rinumëruar 20 nga 45 kutitë në total të KZAZ nr 5 që i përkasin qytetit të Shkodrës. Deri tani janë rivlerësuar një numër i vogël i fletëve të votimit por që nuk ndikon në ndryshimin e rezultatit sa i takon marrjes së mandatit nga Partia Republikane. KQZ vazhdoi edhe dje rinumërimin e votave të qarkut të Shkodrës, ku pati rivlerësim vetëm të 106 votave, dhe nuk ndikoi në ndryshimin e mandateve.

23 QERSHOR - KQZ MBYLL NUMëRIMIN E KZAZ NR.4

Komisioni Qendror Zgjedhor vazhdoi paraditen e sotme dhe pasdite, në ditën e dytë, rinumërimin e votave të qarkut të Shkodrës derisa mbylli rreth orës 21:30, edhe KZAZ nr.4. Pas rinumërimit të 49 kutive të KZAZ nr.3 paradite, ku nuk u konstatua asnjë shkelje apo parregullsi mes numrit të votave të regjistruara në procesverbalet e KZAZ-ve me ato të tabelave të KQZ-së, pasdite puna rifilloi me 58 kutitë e KZAZ-së nr.4.

Në këtë KZAZ, ku përfshihej qendra e votimit 219, KQZ-ja bëri një rivlerësim të 106 votave të konsideruara të pavlefshme duke ua ndarë ato subjekteve dhe konkretisht, .Partia Demokracia Sociale mori 8 vota më shumë; LSI-ja mori 5 vota; PS-ja mori edhe 32 vota të tjera, PD-ja mori 47 vota plus dhe PR-ja, 4.

Gjatë dy ditëve të fundit, kanë përfunduar së numëruari votat e tri KZAZ-ve (e katërta është proces) nga tetë KZAZ që ka gjithë qarku i Shkodrës.

ORA 19:30 KQZ RIVLERESON 106 VOTA TE PAVLESHME

KQZ-ja ka rivlerësuar gjatë numërimit të qëndrës së votimit nr.219 të KZAZ-së nr.4, 106 vota të deklaruara të pavlefshme në qarkun e Shkodrës dhe i ka ndarë ato sipas subjekteve: Partia Demokracia Sociale kishte 25 vota dhe u bë me 33; LSI-ja kishte 26 vota dhe arriti në 31; PS kishte 135 vota dhe arriti në 167; PD kishte 150 vota dhe arriti në 197; PR kishte 14 vota dhe arriti në 18.

ORA 18:30 NUMEROHET KZAZ NR.4, MBYLLEN 12 KUTI NGA 58 PA DIFERENCA TE NDJESHME

Gazetarja Jetona Koçibelli ka njoftuar se  KQZ-ja vazhdon numërimin e kutive të KZAZ-së  nr.4 të Shkodrës, ku deri në orën 18:30 kanë përfunduar 12 nga 58 kuti votimi. Ka rezultuar se nuk ka pasur diferenca të mëdha në vota, madje mund të thuhet se parti të vogla janë “sakrifikuar”, se votat e tyre janë marrë nga subjektet e mëdha. Përsa i përket PR-së, që ishte iniciatorja e këtij procesi, mund të thuhet se jo vetëm që nuk ka pasur ndonjë diferencë të madhe nga më parë, por madje ka pasur një ulje votash nga ajo çfarë paraqitej në tabela apo çfarë vetë PR-ja pretendonte. Lidhur me përfundimin e procesit, mund të thuhet se në dy ditë, KQZ-ka rivlersuar katër KZAZ nga tetë, pra, gjysmën. Besojmë se po të punohet me këtë ritëm, pask dy ditësh do ketë përfunduar numërimi për tërë qarkun."

ORA 17: 00 KQZ VAZHDON RINUMERIMIN NE KZAZ NR.3 TE SHKODRES

Në orën 17:00, grupet e numërimit të KQZ-së kanë vazhduar numërimin e votave të KZAZ-së nr.3 të Shkodrës dhe kanë përfunduar së numëruari para orës 18:00, kutitë 0196, 0198, 0204, 0206.

ORA 15:30 GJONÇAJ: PROCESI I RINUMERIMIT ESHTE ABSURD
 
Sipas përfaqësuesit ligjor të Partisë Socialiste vijimi i procesit të rinumërimit të votave për qarkun e Shkodrës, “është një proces që del përtej arsyetimit nomal, i cili po thellon sjelljen e paligjshme të tij. Kjo kauzë e ngritur për manipulime po bie moment pas momenti, jemi pjesë e këtij procesi absurd, dhe të gjitha ankimet për manipulime janë të pabazuara”.
 
“Procesi i rinumërimit është absurd. Është urdhërim i PD për të bërë pis procesin aq sa mundet dhe me çdo lloj mjeti. Gjeti 4 kartonë në KQZ për ta bërë një gjë të tillë. Vendimi i djeshëm i Kolegjit e zgjidh këtë çështje. Kërkojnë që të zgjasin procesin sa më shumë në kohë. Veprimtaria e KQZ duhet të hetohet, të nisë që në 2009, pasi ka prodhuar rezultate të kontestueshme. Sidomoz zgjedhjet e 2011 dhe 2013 të hetohen nga pikëpamja ligjore. Ne nuk jemi akuza, por unë publikisht do i kërkoj hetimin e kësaj çështje për veprime apo mos veprime. Anëtarët e KQZ janë njësoj si anëtarët e KZAZ”, u shpreh Gjonçaj.

KQZ FILLON DITEN E DYTE TE RINUMERIMIT TE VOTAVE PER QARKUN E SHKODRES

KQZ rifillon sot në orën 10:00 procesin e rinumërimit të votave për qarkun e Shkodrës, pavarësisht vendimit të Kolegjit Zgjedhor për mosnjohjen e rezultatit të rinumërimit të qarkut Lezhë.

Aktualisht është numëruar vetëm një QV nga KZAZ 3, ndërsa dje u numëruan QV e 2 KZAZ-ve, KZAZ 1 dhe KZAZ 2.

Kryetarja e KQZ-së, Lefteri Lleshi deklaroi dje se vendimi i Kolegjit, (dhënë po dje) ka qenë vetëm për Lezhën dhe duhet pritur vendimi për qarkun Shkodër, për të cilin institucioni do të mblidhet sot. 

Në KZAZ-në 1 është parë një mospërputhje minimale votash në kutitë e votimit, e cila gjithësesi nuk ka sjellë ndryshim të rezultatit. Po kështu nuk ka pasur ndryshim rezultati as nga numërimi i KZAZ 2. 

LLESHI: VENDMIMI I KOLEGJIT NUK ISHTE PER LEZHEN
"Ne jemi duke diskutuar ankimimet që kanë bërë subjektet për qarkun Shkodër. Nga televizori kam marr vesh se ju i jeni drejtuar gjykatës me një kërkesë ankimore për Shkodrën dhe ta presim atë. Hap pas hapi do veprojmë patjetër", u shpreh kryetarja e KQZ, Lefteri Lleshi, e cila urdhëroi hapjen e 55 kutive të qarkut Shkodër.

Kjo gjë shkaktoi irritimin e juristit të PS, Eridian Salianji, i cili përsëriti etiketimin "të çmendur" për anëtarët e KQZ. "Ju qenkeni të çmendur përfundimisht. T'ju shpallim të papërgjegjshëm me vendim gjykate. Vetëm kjo ju ka mbetur. Secili prej jush është i ngarkuar me përgjegjësi penale", ka theksuar ai. 

Në ZAZ-në 1 është parë një mospërputhje minimale votash në kutitë e votimit, e cila gjithësesi nuk ka sjellë ndryshim të rezultatit.

Rinumërimi për qarkun Lezhë u bë pas kërkesës ankimore të Partisë Republikane, e cila pretendonte se ishin vjedhur votat, që mund të fitonte një mandat deputeti. Nga hapja e kutive të KZAZ numër 1 në këtë qark rezultoi se PR jo vetëm që nuk kishte aq vota sa pretendonte, por më pak gjë që as i afrohej një mandati.

Surpriza ishte edhe nga Partia Demokratike, e cila rezultoi se kishte më shumë vota në ZAZ 1, me të cilin arrinte që të mbante mandatin e deputetit. Përfaqësuesit e Partisë Socialiste në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve kanë kërkuar ndërprerjen e procesit të rinumërimit për qarkun Shkodër,

Për rrjedhojë nuk ka shpërndarje të mandateve mes dy koalicioneve, por për një shpërndarje në radhët e koalicionit të djathtë, pasi është PR që ka kërkuar rinumërimin.

Ndërkohë që para se të fillonte hapja e kutive të Shkodrës në KQZ pati debate për Lezhën votat e së cilës u rinumëruan gjatë fundjavës. Përfaqësuesi ligjor i PS-së në KQZ, Genci Gjoncaj deklaroi se nuk është bërë ende verifikimi i votuesve në 10 qendra.

Ndërsa kryetarja e KQZ-së Lefteri Lleshi është shprehur se komisioni po pret një përgjigje nga Ministria e Brendshme për këtë kërkesë të PS për sistemin TIMS. Lidhur me këtë KQZ, i dërgoi një kërkesë Ministrisë së Brendshme me një afat kohor 24 orë. PS paraqiti një tjetër provë për qarkun e Lezhës, ku në 4 qendra të tjera votimi, sipas ekspertimit në mënyrë private, ishin vërejtur manipulime të firmave të votuesve.

Redaksia Online
(e.s/mag/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër