KQZ rrëzoi Idajet Beqirin, në 24 Qershor Kolegji Zgjedhor vendos për dekretin e Metës

KQZ rrëzoi Idajet Beqirin, në 24 Qershor Kolegji Zgjedhor vendos për dekretin e Metës

Debati për zgjedhjet lokale nëse do të mbahen apo jo më 30 qershor përfundoi në Kolegjin Zgjedhor, i cili do ta shqyrtojë në datë 24 Qershor pas apelit që i bëri Idajet Beqiri për të çregjistruar partinë e tij Uniteti Kombëtar.

Në datë 24 Qershor do të shqyrtohet në Kolegjin Zgjedhor kërkesa e Idajet Beqirit për të çregjistruar partinë e tij Uniteti Kombëtar. Beqiri ka kërkuar të çregjistrohet pas anulimit të zgjedhjeve nga presidenti Meta. Ankimimi i Beqirit i hap rrugë shqyrtimit në Kolegjin Zgjedhor të dekretit të Metës.

Idajet Beqiri argumentoi në kërkesën dërguar KQZ-së, se zgjedhjet janë anuluar me dekret të presidentit, i cili është botuar në Fletoren zyrtare dhe ka hyrë në fuqi.

Nga një analizë që partia e tij i bëri dekretit, ai tha se është antikushtetues, por është i detyruar të ndjekë vullnetin e forumeve të larta të partisë që duan të çregjistrohen nga zgjedhjet e 30 qershorit. Por kërkesa u rrëzua nga KQZ-ja, ndërsa Beqiri e dërgoi në Kolegjin Zgjedhor.

(Kliko ketu per te lexuar faksimilet)

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë