KQZ-së i kalojnë me VKM 650 mln
lekë për shpenzime kapitale e korrente

Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve me Vendim të Këhsillit të Ministrave i janë kaluar 650 milion lekë të cilat ky institucion do ti përdorë për shpenzime kapitale dhe korrente.
 
Kjo është bërë e ditur nga këhsilli i Ministrave i cili saktëson se, këto para janë marrë nga fondi rezervë i buxhetit të Shtetit.
 
 Ja Vendimi i Këshillit të Ministrave
 NJË SHTESË FONDI NË BUXHETIN E VITIT 2016, MIRATUAR PËR KOMISIONIN QENDROR TË ZGJEDHJEVE
 Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 5 e 45, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të nenit 13, të ligjit nr.147/2015, “Për buxhetin e vitit 2016”, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave
 V E N D O S I:
 1. Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, në buxhetin e miratuar për vitin 2016, në zërin “Shpenzime korrente” t’i shtohet fondi 5 278 468 (pesë milionë e dyqind e shtatëdhjetë e tetë mijë e katërqind e gjashtëdhjetë e tetë) lekë dhe në zërin “Shpenzime kapitale” t’i shtohet fondi 15 518 000 (pesëmbëdhjetë milionë e pesëqind e tetëmbëdhjetë mijë) lekë. 
 2. Efekti financiar i parashikuar në pikën 1, të këtij vendimi, përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit.
 3. Ngarkohen Ministria e Financave dhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për ndjekjen dhe zbatimin e këtij vendimi.
   Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Ndryshimet zgjedhore, debate te ‘Ligjet’! Alibeaj: Pazar, i dhuroni Ramës mandatin e 4 në tavolinë! ‘Të vegjlit’ duan lista 100% të hapura, Gjiknuri: Ligji uniform për të gjithë