KQZ sabotoi me urdhër
identifikimin elektronik të kartave

KQZ sabotoi me urdhër<br />identifikimin elektronik të kartave
TIRANË – Sekretari për Çështjet Zgjedhore në LSI, Ylli Manjani, ka deklaruar sot se pajisja elektronike për identifikimin e kartave të identitetit të zgjedhësve është hedhur poshtë për të mos u përdoruar nga KQZ-ja e urdhëruar nga kryeministri Berisha. Kjo ndodh në një kohë kur pajisja u ble 2 milionë euro dhe kompania e vlerëson atë në gjendje pune.

Nga selia e LSI-së, Manjani tha shprehimisht: “Për turpin e këtyre zgjedhjeve, dje në mënyrë haptazi të paligjshme, KQZ –ja e urdhëruar drejtpërdrejt nga Kryeministria refuzoi përdorimin e pajisjeve elektronike për verifikimin e kartës së identitetit.  Kodi Zgjedhor e përcakton qartë se: “në Tiranë do të përdoret lexuesi elektronik i kartës së identitetit dhe pasaportës biometrike.” KQZ-ja del mbi Kodin dhe vendos të kundërtën.

Skandali është që kompania pranon se pajisjet janë funksionale dhe të gatshme për të funksionuar. Këto pajisje nuk lejojnë përdorimin e kartës së identitetit false apo më shumë se një herë për votim. Ndërkohë janë paguar edhe paratë për këtë shërbim, dhe shërbimi refuzohet të merret.

PËRFITUESVE TË ASISTENCËS “U DHUROHEN” 5000 LEKË  PËR ZGJEDHJE

 “Nuk i dhimbset këtij pushteti, Lefterijes jo e jo, 2 000 000 euro”, - theksoi Manjani, lidhur me pagesën që u krye për sistemin e identifikimit që nuk do të përdoret. – “Nuk i dhimbsen sepse Berisha po shpërndan shumë më shumë një zyrat e asistencës sociale këto ditë. Për çdo njeri, që merr asistencë po jepet 5000 lekë “dhuratë” për zgjedhje. Por, kjo është një çështje që meriton të hetohet mirë dhe do të hetohet deri sa të ndëshkohet.
Në kushtet kur KQZ është tashmë pjesë e qartë e pushtetit që do të blejë e vjedhë vota, ne jemi këtu për të qartësuar çdo zgjedhës se vota e tij do të jetë e sigurt. Përpëlitjet e këtij pushteti si hardhuca pa bisht nuk e dëmtojnë dot fitoren e thellë të opozitës,”- tha ai.

LSI POROSIT KOMISIONERET: IDENTIFIKONI ZGJEDHËSIT ME IMTESI

Sekretari për Çështjet Madhore than ë përfundim se “në këto rrethana komisionierët tanë janë të porositur që çdo procedurë e votimit të garantohet me rreptësi maksimale si asnjëherë tjetër. Identifikimi i zgjedhësit, pra verifikimi me sy të lirë i kartës së identitetit apo pasaportës biometrike do të jetë i imtësishëm.

Në kushtet kur lexuesi i kartave nuk do të përdoret, timbrosja e gishtit do të bëhet me shumë rigorozitet dhe në mënyrë të dukshme. Na vjen keq që ky pushtet vazhdon të timbrosë zgjedhësit, por kjo ka ngelur e vetmja garanci që të ndalojë votimin e njerëzve të paguar disa herë.

Gjithashtu kujtojmë se mbajtja apo përdorimi i dokumenteve false është një vepër penale që dënohet dhe do dënohet kushdo që i përdor. Kushdo që është i gatshëm të bëjë 8 vite burg për Sali Berishën le t’i përdorë ato dokumente. Shteti i muajit të ardhshëm do të ndëshkojë”, - përfundoi ai.

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

U godit me zinxhir në kokë nga një person i maskuar, efektivi i burgut të Fierit i plagosur në spital

U godit me zinxhir në kokë nga një person i maskuar, efektivi i burgut të Fierit i plagosur në spital