TIRANË– Më 3 qershor, KQZ-ja do të emërojë me short, për çdo parti politike, ekspertë kontabël të licensuar, të cilët do të auditojnë fondet e përftuara dhe të shpenzuara nga 123 parti politike për vitin kalendarin 2012.
Zyra e shtypit e KQZ-së ka bërë të ditur sot se “Instituti i Ekspertëve të Autorizuar ka sjellë pranë KQZ-së listën e përbërë nga 106 ekspertë kontabël të licensuar, të cilët plotësonin kriteret e përcaktuara në Kodin Zgjedhor, 19 prej të cilëve kanë depozituar pranë KQZ-së, kërkesë për pjesëmarrje në short.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka ftuar përfaqësuesit e të gjitha forcave politike dhe ekspertët kontabël të garantojnë pjesëmarrjen e tyre në hedhjen e këtij shorti në mbledhjen e datës 3 qershor 2013”.
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com