KQZ shpall rezultatet e zgjedhjeve
në 1 dhjetor votohet në disa komuna
Janë shpallur nga KQZ-ja rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve lokale të zhvilluara në Kosovë, ditën e dielë datë 3 nëntor 2013-të.
PRISHTINE- Janë shpallur nga
KQZ-ja rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve lokale të zhvilluara në Kosovë, ditën e dielë datë 3 nëntor 2013-të.
Lista e Përbashkët Serbe ka nxjerrë fitues në tre komunat veriore pa balotazh. Pesë kandidatë në gjithë Kosovën kanë më pak se 70 vota, ndërsa tre më të votuarit në Kosovë, kanë më shumë se 20 mijë vota.
Nuk ka qenë i nevojshëm balotazhi në 13 Komuna, ku janë zgjedhur kryetarët e tyre, ndërkohë që në Komunat e tjera do të votohet sërish në 1 dhjetor 2013-të.
Ndërkohë që nuk ka asnjë rezultat përsa i përket Mitrovicës, në veri të Kosovës, pasi në tre qendra të kësaj zone, do të votohet sërisht, ditën e dielë, datë 17 nëntor.
Gjithashtu, për të evituar ndonjë incident të mundshëm në këtë zonë, Policia e Kosovës, EULEX-i dhe KFOR-i nëpërmjet një deklarate, kanë njoftuar se do të jenë në gadishmëri të plotë për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor të datës 17 nëntor.
Në përfundim të kësaj deklarate, thuhet se nëse do të cënohej procesi zgjedhor apo siguria e votuesve, stafit, apo të vëzhguesve në këto qendra votimi, Policia e Kosovës, EULEX-i dhe KFOR-i janë të përgatitur për një ndërhyrje të menjëhershme.
Sipas mediave kosovare, duket të jetë një koordinim mjaft i mirë mes Policisë së Kosovës, EULEX-it, KFOR-it dhe
OSBE-së.
Redaksia Online
(e.b/e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
57.2%
-
Jo
40.2%
-
Nuk e di
2.6%
Vota total: 4970
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
‘Studio Live’/ Logu: Demokratët Euroatlantikë të vetëm në zgjedhje, 13-15 mandate! Jakaj: Celibashi politik, kërkojmë kandidimin në një listë me PD, Basha-Kryemadhi gabuan
10 Janar, 17:52
-
Nesër hapi i parë i procesit historik, diaspora nis regjistrimin për zgjedhjet e 11 majit! Çfarë duhet të dinë emigrantët
10 Janar, 15:38
-
Dështojnë negociatat! PD bllokon votimin elektronik në qarqe, do testohen vetëm në disa qendra në Tiranë
10 Janar, 15:33
-
Zgjedhjet e 11 majit, Rama mbledh drejtuesit politikë në PS! Fokusi te vota e diasporës
9 Janar, 16:53
-
KQZ 'kënaq' PD e PS, diaspora do të sqarohet me SMS për gabimet në regjistrim, mund të riaplikojnë
9 Janar, 15:51
-
Diaspora voton! Të shtunën hapet regjistrimi për emigrantët, në KQZ partitë ende debat të ‘ndezur’
8 Janar, 16:13
-
Vota e diasporës kërkon ndërhyrje në Kod Zgjedhor, PS-PD drejt negociatave! Duhen afate të reja, mazhoranca gati 'të lëshojë' numërimin në KQZ
7 Janar, 19:04
-
Eduard Zaloshnja: 3.73 milionë shtetas në moshë për votim dhe 900 mijë fëmijë e adoleshentë
7 Janar, 12:15
-
Zgjedhjet/ Nga 11 janari, qeveria e bashkitë ‘kyçen’ për fushatë, ndalohen legalizimet e bonuset! KQZ skuadër për monitorimin e politikanëve në internet
6 Janar, 16:25
-
Zgjedhjet 2025/ Taulant Balla thirrje diasporës të regjistrohet prej 11 janarit: Fleta e votimit pas plotësimit duhet nisur për në Shqipëri
5 Janar, 16:46
-
KQZ testim teknik Platformës Elektronike të Regjistrimit në prani të Shoqërisë Civile
3 Janar, 18:32
-
Speciale/ Zgjedhjet 2025, ja si do regjistrohet një emigrant për të votuar! Celibashi për Report Tv: Qeveria 5 mln euro për të paguar postën, por duhet ndryshuar Kodi
2 Janar, 11:40