KQZ shpall rezultatin përfundimtar
pas shqyrtimit të 3 ankimeve

KQZ shpall rezultatin përfundimtar<br />pas shqyrtimit të 3 ankimeve
TIRANE - Shpallja e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të përgjithshme Parlamentare të Shqipërisë të 23 qershorit do të jepen pasi KQZ të përfundojë shqyrtimin e 3 ankimimeve.

Ankimi i parë ka të bëjë me KZAZ nr.42, ku janë bërë gabime në sistem, në hedhjen e të dhënave. Qëndra e votimit nr/ 2171 dhe qëndra e votimit nr. 2176  kanë pasaktësi në hedhjen e të dhënave në bazën elektronike.

Ankimi i dytë ka ardhur nga KZAZ nr.38, pasi komisioni shpreheht se është kryer transmetimi në qëndrën e bazës së të dhënave me invers, në të kundërt. Por,nga verifikimi i bërë nga administrate, kjo nuk qëndron. Ndërsa ankimi i tretë vinte nga KZAZ-ja e Kukësit.

Ankimimi i tretë ka të bëjë me PBDNJ-në  e cila kërkon rinumërimin e 2 kutive të votimit në Sarandë. 

Megjithatë, duhet thënë se të paktën tre ditë numërimesh së rreth 2 milionë votave, për herë të parë në zgjedhjet shqiptare, ankimimet janë shumë të pakta dhe pritet që institucioni më i lartë zgjedhor të mbyllë shpejt ato dhe të shpallë zyrtarisht procesin. Ndërkohë që çertifikimi i rezultatit të zgjedhjeve pritet të bëhet nga Kolegji Zgjedhor, pasi ky vendim duhet të merret nga KQZ me një shumicë të cilësuar, prej pesë votash.

KQZ doli mbrëmë me një prononcim zyrtar mbi përfundimin e numërimit në 89 KZAZ në gjithë vendin dhe i kërkoi përfaqësuesve të KZAZ-ve që të dërgojnë sa më shpejt në KQZ procesverbalet për shpalljen e rezultateve përfundimtare. KQZ bëri të ditur se në zgjedhjet e 23 qershorit koalicioni i majtë ka fituar 84 mandate, ndërsa koalicioni i djathtë 56 mandate.

"A1 Report!" dhe "Shqiptarja.com" prej mesnatës së 23 qershorit solli numërimin në kohë reale në të gjitha qendrat e numërimit si dhe një krahasim me zgjedhjet e 2009.

Projeksionet e A1 Report ishin të sakta duke përllogaritur e para me korrektësi,  numrin e mandateve të koalicionit të majtë "Aleanca për Shqipërinë Europiane" dhe koalicionit të djathtë "Aleanca për Mirëqënie punësim e Integrim". Rezultatet e projeksionit u përputhën me ato të KQZ-së.

Tre ditë pas zgjedhjeve, Kryeministri Sali Berisha pranoi dje rezultatin e zgjedhjeve, ndërsa deklaroi se ishte ai përgjegjësi kryesor i kësaj humbje, dhe se jepte dorëheqjen nga detyra e kryetarit të Partisë Demokratike.

Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?



×

Lajmi i fundit

'Azgan, Azgan, po të luajti njeri atje…', pse duhen arrestuar edhe prindërit e vrasësit të policit

'Azgan, Azgan, po të luajti njeri atje…', pse duhen arrestuar edhe prindërit e vrasësit të policit