TIRANE - Kryetarja e KQZ, Lefterie Lleshi ngriti si shqetësim kërkesat e partive për zvendësimin e anëtarëve të KZAZ, të cilat renditen të dytat për nga rëndësia pas KQZ. Sipas saj deri tani partitë kanë zvendësuar 13% të anëtarëve.
“Pas thirrjeve tona ju keni arritur deri tani në 13 % të ndryshimeve në total në lidhje me komisionerët e KZAZ. Ne vijojmë të bëjmë apel dhe partitë ndryshojnë komisionerët. E rëndëishme është mos ndryshimi i tyre”, tha Lleshi.
Ndërkohë që në mbledhjen e djeshme nuk munguan as debatet lidhur me fletët e hedhura gabim në kutitë e votimit, përkatësisht në 4 njësitë vendore, ku do të mbahen zgjedhjet vendore dhe ato qendrore si dhe radhën e numërimit të votave në këto njësi.
Sipas administratës është neni 120 i Kodit Zgjedhor, i cili sqaron radhën e numërimit të votave. Lidhur me fletët e hedhura gabim, PS kërkoi detajim të tyre në fletën e proceverbalit që do të dalë nga GNV për ato të vlefshme, të pavlefshme si dhe ato të hedhura gabim.
“Për fletët e votimit të gjetura në kuti. Po ndodhi që nga 100 fletë në një një kuti 10 të jenë për kryetar bashkie, ku do shënohen këto?”, ngriti si shqetësim përfaqësuesi ligjor i PS në KQZ, Eridian Salianji.
Përfaqësuesi ligjor i PD, Niazi Kosovrasti tha se këto probleme janë të zgjidhura në kod. “Fletët mblidhen në mënyrë të veçantë. Nuk mbledhim tre mollë e dy dardhë. Fletët janë të ndara”, u shpreh Kosovrasti.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 12.06.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com