KQZ shtyn të hënën mbledhjen
Gjiknuri e Muho: S'ka kuorum

KQZ shtyn të hënën mbledhjen<br />Gjiknuri e Muho: S'ka kuorum
TIRANE- Eshtë shtyrë për të hënën mbledhja e KQZ-së e parashikuar për t'u zhvilluar sot ku në rend të ditës ishte shqyrtimi i kërkesës për rinumërimin e 14 qendrave të votimit në Qarkun e Kukësit..

KQZ thotë se mbledhja u shty për shkak të mungesës së një anëtareje, për arsye familjare.
 
"Të nderuar kolegë, për shkak se një nga anëtarët e KQZ-se mungon për arsye familjare, mbledhja e parashikuar ditën e sotme është shtyrë për ditën e hënë. Pra sot nuk do të ketë mbledhje."- thuhet në njoftimin për shtyp të KQZ-së të bërë publik mëngjesin e sotëm.

Por PS e LSI thonë se shqyrtimi i kërkesës për kundërshtimin e rezultatit të zgjedhjeve kërkon një kuorum prej 5 anëtarësh, të cilën aktualisht KQZ nuk e ka.

Qarku i Kukësit, ashtu si dhe i Lezhës kanë qenë qarqet prej të cilëve opozita pretendon se u është hequr nga një mandat depiteti përkatësisht LSI në Kukës si dhe PS në Lezhë. Këtu nis ngërçi për KQZ, pai katër anëtarët e vetëm që ka KQZ, sipas Kodit Zgjedhor nuk do të munden dot që të marrin në shqyrtim këtë kërkesë.

Në Kukës për shkak se mandati nga e majta tek e djathta kaloi vetëm për 14 vota, PS dhe LSI kërkojnë shpalljen të pavlefshëm të vendimit të KQZ-së dhe rinumërim të kutive në 14 qendra  votimi.
Ky është momenti, kur KQZ e ka të pamundur vendimmarrjen, pasi i mungon shumica e cilësuar”, shpjegon përfaqësuesi socialist Genc gjonçaj në Komision. Gjithësesi të majtët në kqz nuk përjashtojnë mundësinë që kjo kërkesë mund të merret në konsidertarë edhe në mungesë të shumicës ë ciësuar dhe KQZ të marrë vendimin përe rinumërimin e 14 QV. Ndërkohë që po mbledhjen e së hënës do të shqyrtohen edhe kërkesat ankimore të Dritan Priftit për kundërshtim të rezultatit në Qarkun Fier si dhe të Partisë Republikane për rinumërim të votave në Qarkun Shkodër.

GJIKNURI
Damian Gjiknuri, Sekretar për Çështjet Zgjedhore në PS, lidhur me shyqrtimin e ankimimit të kërkesës së opozitës për qarkun e Kukësit, shprehet se kodi nuk e ka të përcaktuar që këto kërkesa të merren në shqyrtim nga 4 anëtarë. “Sipas Kodit Zgjedhor, po citoj nenin 22, pika 5, ku thuhet se mbledhjet e KQZ-së janë të vlefshme vetëm kur janë 5 anëtarë në rastin e shqyrtimit të kërkesave ankimore. Pra, në këtë rast KQZ-ja nuk ka kompetencë dhe nuk ka kuorum për të marrë në shqyrtim ankesat e partive të ndryshme në këtë fazë të procesit. E vetmja gjë që ata mund të bëjnë është të konstatojnë pamundësinë dhe çështja t’i kalojë Kolegjit Zgjedhor”, tha Gjiknuri.

MUHO
Përfaqësuesi ligjor u LSI në KQZ, Ilirjan Muho shprehet se KQZ nuk ka kuorumin e duhur për të shqyrtuar kërkesën e tyre për Kukësin. “Në vlerësimin tim KQZ nuk mund të fillojë shqyrtimin e këtyre ankesave përsa kohë nuk arrihet kuorumi i nevojshëm siç e përcakton Kodi Zgjedhor. Mbledhjet për çështje të kësaj natyre quhen të vlefshme kur janë minimumi pesë anëtar. KQZ duhet të shprehet për pamundëisnë e shqurtimiy të kësaj çështje dhe ajo kalon në Kolegj Zgjedhor”, tha Muho.

Redaksia online
(ah/sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?



×

Lajmi i fundit

Sulmohen me gurë 2 autobusë me tifozë të Skënderbeut, nga Tirana po ktheheshin në Korçë! Thyhen xhamat (FOTO)

Sulmohen me gurë 2 autobusë me tifozë të Skënderbeut, nga Tirana po ktheheshin në Korçë! Thyhen xhamat (FOTO)