KQZ: Sot skadon koha për KZAZ
afati të respektohet nga partitë
Data 9 prill është afati i fundit që partitë politike kanë në dispozicion për dorëzimin e propozimeve për anëtar të KZAZ, ndërsa afati përfundimtar i regjistrimit të partive politike që Do të marrin pjesë në zgjedhjet lokale të 21 qershorit është data 14 prill.
Data 9 prill është afati i fundit që partitë politike kanë në dispozicion për dorëzimin e propozimeve për anëtar të KZAZ, ndërsa afati përfundimtar i regjistrimit të partive politike që Do të marrin pjesë në zgjedhjet lokale të 21 qershorit është data 14 prill.
Zëdhënësja e
KQZ apeloi partitë politike që të respektojnë këto afate ndërsa u kujtoi komiteteve nismëtare për paraqitjen e kandidaturave të propozuara nga zgjedhësit se afati final është data 18 prill.
Deklarata e Zëdhënëses së KQZ-së, Drilona HoxhajKomisioni Qendror i Zgjedhjeve në mbledhjen e sotme, miratoi një nga aktet më të rëndësishme, “Rregulloren për organizimin dhe funksionimin e KQZ-së”, të cilën KQZ nuk kishte arritur ta miratonte që prej vitit 2008. Rregullorja për Organizimin dhe Funksionimin e KQZ-së, u miratua me konsensusin e plotë të Anëtarëve të KQZ-së dhe pas një konsultimi të gjërë me përfaqësuesit e partive politike parlamentare dhe ekspertëve të Këshillit të Europës dhe
OSBE-së.
Gjithashtu, ju bëjmë me dije se në zbatim të nenit 184, pika 3 e Kodit Zgjedhor, të ndryshuar, KQZ-ja me vendimin nr. 87 të datës 07.04.2015, ka miratuar disa afate proceduriale shumë të rëndësishme për procesin zgjedhor si: miratimi i afateve për ngritjen e KZAZ-ve dhe depozitimin e dokumentacionit të kandidimit në KZAZ nga Grupet Nismëtare, për zgjedhjet për Organet e qeverisjes vendore, të datës 21 qershor 2015, si pasojë e ndryshimeve në Kodin Zgjedhor”.
Në këtë kontekst, KQZ ju rikujton partive politike se: data 9 prill 2015 është afati i fundit për dorëzimin e propozimeve të kandidtaurave për anëtar të KZAZ-së.
Data 14 prill 2015, është data e zhvillimit të mbledhjes së parë të KZAZ-ve të ngritura në të gjithë vendin.
Data 14 prill është afati i fundit për regjistrimin e partive politike që do të marrin pjesë në zgjedhjet e datës 21 qershor.
data 18 prill 2015 është afati i fundit për depozitimin e kërkesave nga Komitetet nismëtare për paraqitjen e kandidateve të propozuar nga zgjedhësit.
Gjithashtu, përmes kësaj dekarate publike ju bëjmë thirrje Kryetarëve të Njësive të Qeverisjes Vendore që t’i sjellin menjëherë pranë KQZ-së propozimet e tyre për ambientet ku do të vendosen zyrat e KZAZ-ve, pasi afati i miratuar nga KQZ për konstituimin e KZAZ-ve është data 14 prill.
Faleminderit
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.7%
-
Jo
39.3%
-
Nuk e di
13%
Vota total: 4400
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
26 vite nga Masakra e Reçakut, presidenti Begaj: Lavdi përjetë burrave dhe grave të Kosovës që qëndruan për lirinë e saj
15 Janar, 09:18
-
Mero Baze: Baltosja e zgjedhjeve me votën e diasporës është i vetmi ngushëllim për Berishën
14 Janar, 22:01
-
Ku e kemi diasporën? 13 mijë aplikime nga 69 shtete! Nga ishujt Karaibe, Shën Helenë dhe deri në Filipine
14 Janar, 17:48
-
PD: PS rendit Doshin në opozitë, kërkon të marrë numëruesin
14 Janar, 15:14
-
Vota e Diasporës/ Rreth 9 mijë emigrantë të regjistruar në KQZ deri tani, kryesojnë ata në Itali dhe Greqi
13 Janar, 12:14
-
Diaspora ‘dyndet’ në aplikacion/ Aplikojnë 6749 emigrantë, miratohen 845, dominojnë burrat me 73%! Mbi gjysma të moshës 24-45 vjeç
12 Janar, 17:50
-
Alban Daci: Listat e hapura ose të mbyllura dhe partitë e reja!
12 Janar, 12:27
-
Celibashi sërish thirrje Kuvendit: Ndryshoni kodin zgjedhor për kthimin e votës së diasporës! PD pro, ‘joshet’ me numëruesit në KQZ
11 Janar, 13:09
-
Vota historike për zgjedhjet! Nis regjistrimi i diasporës, aplikojnë mbi 2400 emigrantë brenda 19 orëve! Kryeson Italia e Gjermania, dominojnë burrat me 76%
11 Janar, 07:25
-
‘Studio Live’/ Logu: Demokratët Euroatlantikë të vetëm në zgjedhje, 13-15 mandate! Jakaj: Celibashi politik, kërkojmë kandidimin në një listë me PD, Basha-Kryemadhi gabuan
10 Janar, 17:52
-
Nesër hapi i parë i procesit historik, diaspora nis regjistrimin për zgjedhjet e 11 majit! Çfarë duhet të dinë emigrantët
10 Janar, 15:38
-
Dështojnë negociatat! PD bllokon votimin elektronik në qarqe, do testohen vetëm në disa qendra në Tiranë
10 Janar, 15:33