KQZ takime me gazetarët në Ditën Ndërkombëtare të Lirisë së Medias

KQZ takime me gazetarët në Ditën Ndërkombëtare të Lirisë së Medias

Kryetari i KQZ takim me gazetarët në Ditën Ndërkombëtare Lirisë së Medias

Sot, në ditën Botërore të Lirisë së Medias Kryetari i KQZ-së,  Klement Zguri dhe zëvënëskryetari Denar Biba bashkëbiseduan me gazetarë që mbulojnë proceset zgjedhore dhe veprimtarinë e KQZ-së.

Në simbolikën e Ditës Botërore të Lirisë së Medias, bashkëbisedimi me gazetarët u realizua me synim rritjen e frymës së bashkëpunimit dhe bashkëveprimit KQZ-Media, në funksion të rritjes së cilësisë së informimit publik.

Kryetari i KQZ-së, Klement Zguri gjatë fjalës së tij shprehu mirënjohje dhe respekt për punën e vështirë dhe të mbushur me sfida të gazetarëve. Zguri i falenderoi gazetarët për pasqyrimin e veprimtarisë së KQZ-së, duke ndikuar në rritjen e transparencës.


(Kryetari i KQZ takim me gazetarët në Ditën Ndërkombëtare të Lirisë së Medias)

Media/gazetarët do të jenë një nga target grupet e synuara për trajnim përgjatë vitit 2018, ndaj bashkëbisedimi i Trupës së KQZ-së me gazetarët kishte si qëllim identifikimin e nevojave për trajnim të medias, pasi aktualisht KQZ po punon me Planin e Veprimit për Edukimin Zgjedhor dhe për ndërtimin e moduleve të trajnimit sipas target grupeve të synuara.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen