KQZ, testi: Votimi i shumëfishtë
verifikim vetëm pas zgjedhjeve
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve zhvilloi testin e parë zyrtar të projektit teknologjik të verifikimit dhe regjistrimit elektronik të zgjedhësve. Votimi më shumë se një herë i një votuesi regjistrohet në sistem dhe bëhet i verifikueshëm vetëm pas zgjedhjeve, nëse ka procese ankimore dhe KQZ vendos të verifikojë të dhënat e sistemit.
TIRANË - Komisioni Qendror i Zgjedhjeve zhvilloi sot testin e parë zyrtar të projektit teknologjik të verifikimit dhe regjistrimit elektronik të zgjedhësve, për zgjedhjet e Kuvendit të 23 qershorit, që do të aplikohet për qarkun e Tiranës.
Testi aplikohet nga kompania spanjolle "Indra". Ai do të zbatohet për herë të parë në 1422 qendra votimi në Tiranë.
Aparatura, e cila do të vendoset në çdo tavolinë të qendrave të votimit, elektronikisht bën identifikimin e zgjedhësit në qarkun më të madh në vend. Duke kaluar në të kartën e identitetit ose pasaportën.
Aparatura bën të dukshme në këtë mënyrë në tabelë, nëse zgjedhësi ka votuar apo jo në një qendër votimi, por nuk ndalon votimin e tij në një qendër tjetër votimi.
Votimi më shumë se një herë i një votuesi regjistrohet në sistem dhe bëhet i verifikueshëm vetëm pas zgjedhjeve, nëse ka procese ankimore dhe
KQZ vendos të verifikojë të dhënat e sistemit.
Ky është testi gjeneral, por i dyti në renditje, sepse ka pasur një test paraprak, që nuk është bërë pubik. Tek të dyja provat 10 % e votuesve nuk figurojnë, sepse nuk lexohet me sukses çipi në sistem.
Megjithatë kjo nuk i ndalon votuesit të zhvillojnë sistemin e votimit. Kanë qenë dy qendra të improvizuara votimi, përkatësisht me nga 20 votues secili.
Regjistrimi elektronik u zhvillua dy herë; një herë në kushte normale dhe një herë i stimuluar në kushte të mosfunksionimit normal, për shembull kur mungon energjia elektrike.
Gjithashtu, përveç pasaportës dhe kartës së identitetit sistemi nuk pranon asnjë dokument tjetër për të votuar.
Ky projektit teknologjik i verifikimit dhe regjistrimit elektronik të zgjedhësve u zhvillua 15 ditë para zgjedhjeve, ndërkohë që sipas përfaqësusesve të opozitës duhej të ishte bërë 60 ditë para procesit zgjedhor.
Ata gjithashtu kanë shtruar shqetësimin, nëse ndërhyhet në sistem, pasi është votuar dhe kush është siguria për hedhjen e të dhënave.
Projekti i teknologjise për identifikimin dhe regjistrimin elektronik të zgjedhësve në Tiranë ka kushtuar 2.9 milionë euro.
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
66.4%
-
Jo
30.4%
-
Nuk e di
3.2%
Vota total: 3685
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Nesër hapi i parë i procesit historik, diaspora nis regjistrimin për zgjedhjet e 11 majit! Çfarë duhet të dinë emigrantët
10 Janar, 15:38
-
Dështojnë negociatat! PD bllokon votimin elektronik në qarqe, do testohen vetëm në disa qendra në Tiranë
10 Janar, 15:33
-
Zgjedhjet e 11 majit, Rama mbledh drejtuesit politikë në PS! Fokusi te vota e diasporës
9 Janar, 16:53
-
KQZ 'kënaq' PD e PS, diaspora do të sqarohet me SMS për gabimet në regjistrim, mund të riaplikojnë
9 Janar, 15:51
-
Diaspora voton! Të shtunën hapet regjistrimi për emigrantët, në KQZ partitë ende debat të ‘ndezur’
8 Janar, 16:13
-
Vota e diasporës kërkon ndërhyrje në Kod Zgjedhor, PS-PD drejt negociatave! Duhen afate të reja, mazhoranca gati 'të lëshojë' numërimin në KQZ
7 Janar, 19:04
-
Eduard Zaloshnja: 3.73 milionë shtetas në moshë për votim dhe 900 mijë fëmijë e adoleshentë
7 Janar, 12:15
-
Zgjedhjet/ Nga 11 janari, qeveria e bashkitë ‘kyçen’ për fushatë, ndalohen legalizimet e bonuset! KQZ skuadër për monitorimin e politikanëve në internet
6 Janar, 16:25
-
Zgjedhjet 2025/ Taulant Balla thirrje diasporës të regjistrohet prej 11 janarit: Fleta e votimit pas plotësimit duhet nisur për në Shqipëri
5 Janar, 16:46
-
KQZ testim teknik Platformës Elektronike të Regjistrimit në prani të Shoqërisë Civile
3 Janar, 18:32
-
Speciale/ Zgjedhjet 2025, ja si do regjistrohet një emigrant për të votuar! Celibashi për Report Tv: Qeveria 5 mln euro për të paguar postën, por duhet ndryshuar Kodi
2 Janar, 11:40
-
Celibashi uron vitin e ri 2025: Ftesë të gjithë emigrantëve të regjistrohen nga 11 janari për zgjedhjet parlamentare
1 Janar, 18:44