Në ambientet e improvizuara si një qendër votimi, kanë marrë pjesë rreth 50 persona, që cilët i janë nënshtruar testimit paraprak të procesit. Sipas raportimeve të gazetares së Tv “A1 Report”, Jetona Koçibelli, kjo fazë e parë e testimit për verifikimin dhe regjistrimin e votuesve në kushte normale rezultoi me sukses. Ndërkaq, po vijohet me improvizimin e situatave problematike, për të provuar ecurinë e sistemit.
Gjatë procesit të testimit të sistemit elektronik kanë marrë pjesë përfaqësues nga KQZ dhe forcat politike të vendit.
Ndonëse përfaqësuesit ligjor të PS kanë ngritur shqetësimin se ky testim po mbahet në limitet e afateve kohore dhe se ky projekt nuk do të mund të aplikohet në kohë reale. Gjithashtu, sot do të miratohen dhe një numër vëzhguesish për zgjedhjet parlamentare.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)