KQZ thirrje ekspertëve për auditimin e fondeve të partive

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve u bën thirrje ekspertëve kontabël të licensuar të interesohen për auditimin e fondeve të përfituara dhe shpenzuara nga partitë politike. Zëdhënësja e KQZ Drilona Hoxhaj u bëri thirrje partive politike të zbatojnë ligjin duke theksuar se shkelja e afatit të dorëzimit të raportit financiar në kohën e duhur do dënohet me gjobë.

Deklarata e zëdhënëses së KQZ-së, Drilona Hoxhaj lidhur me aduditët kontabël të licensuar.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve përmes kësaj deklarate për mediat, i bën thirrje publike ekspertëve kontabël të licensuar që të shprehin interesin e tyre pranë KQZ-së, për auditimin e fondeve të përfituara dhe shpenzuara nga partitë politike gjatë vitit kalendarik 2018, në mbështetje të nenit 23/2, pika 2 të ligjit nr. 8580, ‘Për Partitë Politike”, i ndryshuar.

Ekspertët  kontabël të regjistruar pranë Instituti i Eksperteve Kontabel të Autorizuar (IEKA), përveç kushteve të përgjithshme të ushtrimit të profesionit duhet të plotësojnë edhe këto kritere:

1)    Të ushtrojnë profesionin e ekspertit kontabël të licensuar në 5 vitet e fundit.

2)    Të mos kenë marrë masa disiplinore: vërejtje me shënim në dosje ose pezullim të përkohshëm gjatë ushtrimit të profesionit të ekspertit kontabël.

3)    Të mos ketë qenë i zgjedhur në strukturat drejtuese të ndonjë partie politike në 5 vitet e fundit.

4)    Të mos ketë qenë kandidat i mbështetur nga ndonjë parti politike apo koalicion në zgjedhjet pararendëse.

5)    Të mos ketë marrëdhënie krushqie të afërt ose gjinie deri në shkallë të katërt me kryetarët dhe drejtuesit e tjerë më të lartë të partive politike, të cilat do të jenë objekt i auditimit.

Auditët e interesuar duhet të dorëzojnë pranë KQZ-së brenda datës 10.03.2019, këtë dokumentacion:

1- Kërkesë aplikimi;

2- Deklaratë e nënshkruar nga kandidati  lidhur me kriteret e përzgjedhjes të sipërcituara.

Pas shfaqjes së interesit nga ekspertët kontabël pranë KQZ-së, përmes një shorti transparent që do të hidhet nga KQZ, do të përcaktohen edhe ekspertët që do të bëjnë auditimin e fondeve të përfituara dhe shpenzuara gjatë vitit kalendarik 2018 nga partitë politike.

Ndërkohë, i rikujtojmë të gjitha partive politike që aktualisht nuk kanë dorëzuar pranë KQZ-së raportet financiare vjetore për vitin 2018, t’i dorëzojnë raportet brenda datës 31.03.2019.

Shkelja e afatit të dorëzimit të raportit financiar në kohën e duhur apo paraqitja e tyre në shkelje të formateve të standardizuara, të miratuara nga KQZ, në zbatim të nenit 23/4 të ligjit “Për partitë politike”, dënohet me gjobë nga 50.000-100.000 lekë.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është i vendosur të respektojë ligjin, ndaj ju bën apel partive politike të zbatojnë ligjin.

Faleminderit!

G.M./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Të shtëna me armë zjarri në Durrës, nuk raportohet për të lënduar! Shkak sherri mes dy personave në lokal, dyshohet se u përdor 'Shotgun'

Të shtëna me armë zjarri në Durrës, nuk raportohet për të lënduar! Shkak sherri mes dy personave në lokal, dyshohet se u përdor 'Shotgun'