Zgjedhjet e 11 majit/ KQZ tregon se sa të mbyllura do të jenë listat: Për çdo parti, 46 deputetët e parë janë të fiksuar

Zgjedhjet e 11 majit/ KQZ tregon se sa të mbyllura do të jenë listat: Për çdo parti, 46 deputetët e parë janë të fiksuar

Dokumenti i KQZ i siguruar nga Report TV

Dyzetë e gjashtë deputetët e parë të çdo partie do të jenë nga listat e mbyllura, aty ku renditjen e ka përcaktuar partia dhe votuesi nuk mund të ndikojë. 

Vetëm për ato parti, që do të fitojnë mandate përtej listës së mbyllur, do të kenë mundësi të fusin në Kuvend, deputetë nga lista e hapur, aty ku renditjen e përcaktojnë zgjedhësit. 

Dokumenti i KQZ i siguruar nga Report TV, ka llogaritur sipas qarqeve, se si ndahen mandatet në lista të fiksuara dhe në lista të hapura. 

Sipas kësaj skeme, partitë e vogla nuk do të kenë thuajse asnjë deputetet që vjen nga lista e hapur, por vetëm nga ato të mbyllura. 

Për 11 majin, secila partia/koalicion do të garaojë me 46 deputetë në listë të mbyllur dhe 140 të tjerë në listë të hapur. 

Sipas qarqeve, në Berat, për cdo subjekt fitues, 2 deputetët e parë do të zgjidhen nga lista e fiksuar, dhe 5 nga lista e hapur.

Dibër, 2 fituesit e parë do të jenë të listës së mbyllur, dhe 3 nga e hapura.

Durrës, 5 deputetët e parë dalin nga lista e fiksuar, 9 nga lista e hapur.

Elbasan do të jenë 5 nga 15 mandate të mbrojtura në listë të mbyllur.

Fier, 5 nga 16 emrat, do të jenë të mbyllur.

Gjirokastra ka vetëm 1 emër në listë të mbyllur nga 4 mandate gjithsej.

Korça ka në listë të fiksuar, 3 nga 10 mandate për cdo subjekt zgjedhor.

Kukësi do të ketë 1 mandat të fiksuar, Shkodra 4 të tillë.

Tiranë, 12 fituesit e parë do të merren nga lista e mbyllur

Vlora do të ketë 4 deputetë në listë të sigurt nga 12 mandate gjithsej.

Sipas Kodit, për çdo parti garuese, mandat do të fitojnë të parët ata që janë në listën e mbyllur, dhe brenda listës së mbyllur do të respektohet renditja e paracaktuar nga kryetari i partisë. 

Nëse partia/koalicioni fitojnë mandate në atë qark, më shumë se sa ka emra lista e mbyllur, atëherë do të fitojnë mandat sipas radhës, më të votuarit nga lista e hapur. 

Renditja në listë të hapur bëhet pa asnjë prag, kush ka marrë një votë më shumë, por 1 në 3 emra, do të jetë femër, edhe nëse zonjat nuk janë votuar sa duhet

Dokumenti i KQZ i siguruar nga Report TV

K.M/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 21 Janar, 08:38

    14 vite nga vrasja e 4 protestuesve, do bëjë SPAK drejtësi për 21 janarin?



×

Lajmi i fundit

Politikani gjerman i surprizon të gjithë, taktikë për të marrë votat e shqiptarëve: Kam vendosur të mësoj shqip! BILD: S'ka ndodhur kurrë më parë

Politikani gjerman i surprizon të gjithë, taktikë për të marrë votat e shqiptarëve: Kam vendosur të mësoj shqip! BILD: S'ka ndodhur kurrë më parë