KQZ vijon regjistrimin e kandidatëve për bashkitë dhe këshillat bashkiakë

/ATSH/.- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vijoi të premten me regjistrimin e kandidatëve dhe të listave të anëtarëve për këshillat bashkiakë, të propozuara nga partitë politike, në kuadër të zgjedhjeve vendore të 21 qershorit.
Në mbledhjen e sotme, KQZ regjistroi Arben Ajdinin, kandidat për kryetar të Bashkisë Rrogozhinë, i propozuar nga Partia Social Demokrate, si dhe kandidatin Edmond Ndoj, i propozuar nga zgjedhësit, për anëtar në këshillin e Bashkisë Kamëz.
Gjithashtu, KQZ miratoi sot dhe listat shumemërore të kandidatëve për anëtar në Këshillin e Bashkive, Elbasan, Lushnje, Durrës, Fier, Tiranë, Vlorë, Shkodër, të depozituara nga partia "Aleanca për Barazi dhe Drejtësi Europiane", pjesë e koalicionit "Aleanca për Shqipërinë Europiane",
Po ashtu, KQZ miratoi dhe listat shumemërore të kandidatëve për anëtar në këshillat bashkiakë, të paraqitura nga partia "Partia Balli Kombëtar" pjesë e koalicionit të djathtë "Aleanca Popullore për Punë dhe Dinjitet". 

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Harris: Vota e 5 nëntorit është 'një zgjedhje mes lirisë ose kaosit'