KQZ: Votat e Fierit do numërohen
në Roskovec, PS kundërshtoi
Partia Socialiste kërkoi zhvendosjen në Fier të qendrës së numërimit të Roskovecit, nga Pallati i Kulturës në teatrin Bylis të Fierit. Ky propozim nuk është pranuar nga Partia Demokratike.
TIRANE - Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka votuar këtë të enjte 40 VNV, kryesisht në qarkun e Tiranës, Shkodrës dhe Fierit. Në këto zgjedhje, vendet e numërimit të votave do jenë 23 më shumë, ndërsa nga Partia Socialiste është kërkuar zhvendosja në Fier e qendrës së numërimit të Roskovecit, nga Pallati i Kulturës në teatrin Bylis të Fierit.
Ky propozim nuk është pranuar nga Partia Demokratike dhe
KQZ ka vendosur të lërë në fuqi propozimin e ardhur nga administrata e KQZ-së. Jashtë rendit të ditës është kërkuar nga KQZ, përcaktimi i qartë përmes një akti, procedura e emërimeve të kryetarëve dhe nënkryetarëve në QV. Sipas kryetares LLeshi, mbetet në fuqi udhëzimi i zgjedhjeve të 2009-ës.
“Kush është qendra e votimit numër 1 në Shqipëri. Di të ma thuash? Kush është? Kush e cakton? Ke një sistem numerik të qendrave ti nga e para deri tek e fundit? Një minutë more zotëri, më trego se kush është kryetari në qendrën 1”,-tha Gjonçaj.
“Zoti Gjonçaj, kemi filluar të kemi materialet e para të ardhura nga KZAZ-të, pikërisht që e kanë të zgjidhur problemin. Ju më çekoni mua zonat të cilat kanë këto probleme dhe pastaj flasim”,tha kryetarja e KQZ-së, Lefteri Lleshi.
“I gjithë vendi”,-theksoi Gjonçaj.
“Jo i gjithë. Do të tregoj shkresat që kanë ardhur. Nuk janë të gjithë”,-u shpreh Lleshi.
“S’ke ç’shkresa të më tregosh se dje ka qenë afati i fundit. Çfarë shkresash do më tregosh? I ke ngritur komisionet e qendrave të votimit, meqë je piramida e menaxhimit të zgjedhjeve në Shqipëri? I ke apo s’i ke? A shqetësohesh ti për këtë fakt apo jo? ”,-replikoi Gjonçaj.
“Nuk gjej asnjë hapësirë, asnjë shans për ju që t’i thoni opinionit publik që Komisioni është jashtë funksionit. KQZ është në funksionin e tij kushtetues dhe ka realizuar për hir të detyrimit ligjor të gjitha problmatikat që ligji u ka ngarkuar atyre”-tha në fjalën e tij, Njazi Kosovrasti.
Në fund, kryetarja e KQZ-së Lefterie Lleshi ka deklaruar të hapur fushatën zgjedhore duke nisur nga dita e premte, deri në datën 21 qershor.
Redaksia Online
(s.g / shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
75.8%
-
Jo
20.5%
-
Nuk e di
3.7%
Vota total: 3012
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Nesër hapi i parë i procesit historik, diaspora nis regjistrimin për zgjedhjet e 11 majit! Çfarë duhet të dinë emigrantët
10 Janar, 15:38
-
Dështojnë negociatat! PD bllokon votimin elektronik në qarqe, do testohen vetëm në disa qendra në Tiranë
10 Janar, 15:33
-
Zgjedhjet e 11 majit, Rama mbledh drejtuesit politikë në PS! Fokusi te vota e diasporës
9 Janar, 16:53
-
KQZ 'kënaq' PD e PS, diaspora do të sqarohet me SMS për gabimet në regjistrim, mund të riaplikojnë
9 Janar, 15:51
-
Diaspora voton! Të shtunën hapet regjistrimi për emigrantët, në KQZ partitë ende debat të ‘ndezur’
8 Janar, 16:13
-
Vota e diasporës kërkon ndërhyrje në Kod Zgjedhor, PS-PD drejt negociatave! Duhen afate të reja, mazhoranca gati 'të lëshojë' numërimin në KQZ
7 Janar, 19:04
-
Eduard Zaloshnja: 3.73 milionë shtetas në moshë për votim dhe 900 mijë fëmijë e adoleshentë
7 Janar, 12:15
-
Zgjedhjet/ Nga 11 janari, qeveria e bashkitë ‘kyçen’ për fushatë, ndalohen legalizimet e bonuset! KQZ skuadër për monitorimin e politikanëve në internet
6 Janar, 16:25
-
Zgjedhjet 2025/ Taulant Balla thirrje diasporës të regjistrohet prej 11 janarit: Fleta e votimit pas plotësimit duhet nisur për në Shqipëri
5 Janar, 16:46
-
KQZ testim teknik Platformës Elektronike të Regjistrimit në prani të Shoqërisë Civile
3 Janar, 18:32
-
Speciale/ Zgjedhjet 2025, ja si do regjistrohet një emigrant për të votuar! Celibashi për Report Tv: Qeveria 5 mln euro për të paguar postën, por duhet ndryshuar Kodi
2 Janar, 11:40
-
Celibashi uron vitin e ri 2025: Ftesë të gjithë emigrantëve të regjistrohen nga 11 janari për zgjedhjet parlamentare
1 Janar, 18:44