Nuk u regjistrua në kohë si banore e Cërrikut, KQZ përjashton kandidaten e Bindjes

Nuk u regjistrua në kohë si banore e Cërrikut, KQZ përjashton kandidaten e Bindjes

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk ka regjistruar si kandidate për bashkinë e Cërrikut Merita Xhikën, të Bindjes Demokratike. Shkak është bërë vonesa në regjistrimin e Xhikës si banore e bashkisë së Cërrikut, duke e përjashtuar nga gara për këtë bashki.

Me vendimin e sotëm Bindja Demokratike humb kandidatin e 5-të pas 4 kandidatëve të tjerë që u tërhoqën nga gara. Më herët BD kishte bërë ankimim me objekt kundërshtimin e vendimit të KZAZ-së nr.46, për mos regjistrimin e kandidatit për kryetar të Bashkisë Cërrik, Merita Xhika’, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore.

Ditën e nesërme KQZ  do të vendosë për ankimimin e bërë nga Bindja Demokratike në lidhje me mosregjistrimin nga KZAZ 79 të kandidatëve për anëtarë të Këshillit të Bashkisë Libohovë.

er.k./G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Vuçiç: Sa të jem unë president, nuk do ta njoh kurrë Kosovën

Vuçiç: Sa të jem unë president, nuk do ta njoh kurrë Kosovën