Vedat Muriqi mori çmimin e mirënjohjes nga Komiteti Olimpik i Kosovës, për nderimin e emrit të Kosovës në arenën evropiane. Me 10 gola në La Liga këtë sezon, sulmuesi i Mallorcas është krah emrave si Lewandowski apo Benzema. Pas akordimit të çmimit, Muriqi ka thënë se do jetë lobues që Spanja të njohë Kosovën si shtet.
“Në radhë të parë dua të falenderoj Komitetin Olimpik të Kosovës, që më ka dha dhënë çmimin special që e marrin sporistët që përfaqësojnë Kosovën anë e mbanë botës. Është një çmim shumë special për mua. Besoj që deri më sot e përfaqësova Kosovën ashtu siç duhet. Jo vetëm me profesionin tim, por edhe jashtë fushës, me karakterin tim. Pa asnjë dyshim që kjo do të vazhdojë kështu, edhe brenda, po ashtu edhe jashtë fushës. Ndihem krenar që e përfaqësoj shtetin tim jashtë vendit, sidomos në Spanjë, që fatkeqësisht nuk na njeh. Me këtë fuqi dhe me këtë kurajo që kam, shpresoj që të ndihmoj shtetin tim që Spanja të na njohë si shtet”, tha Muriqi.