Rama pas takimit me emigrantët: Sot shfaqëm dëshirën për të hapur kapitull të ri vëllazërimi e paqeje me Greqinë
Edi Rama, Era Rusi, Noizy
Shqipëria dhe Greqia të bëjnë për popujt e tyre atë që popujt kanë bërë për njëri tjetrin përgjatë historisë. Me këtë mesazh e mbyll kryeministri Edi Rama vizitën në Greqi ku takoi emigrantët shqiptarë. Ndërsa ka ndarë një foto me dy këngëtarët Era Rusi dhe Noizy, të cilët performuan në stadium, Rama shpreh falënderime për të gjithë shqiptarët që siç thotë ai u derdhën lumë drejt stadiumit ‘Galatsi’.
Të gjithë ata që ishin të pranishëm në Stadiumin Galatsi, Rama thekson se u bënë shembëlltyra e një zemre gjigande shqiptare, që rrahu anembanë vendit fqinj. E pikërisht kjo shëmbëlltyrë, shton ai, e ka shfaqur Shqipërinë me krenari dhe dëshirë e fortë për të hapur një kapitull të ri vëllazërimi, rendi europian e paqeje me prosperitet me Greqinë.
“FALEMINDERIT NGA ZEMRA! *Para nisjes për Tiranë nga Athina, pas përjetimit në çdo qelizë të frymës së thellë të atdheut mes shqiptarëve të Greqisë dhe me ndjenjën më të hatashme të mirënjohjes, për të gjithë ata që u derdhën lumë drejt Stadiumit Galatsi, ku u bënë shëmbëlltyra e një zemre gjigande shqiptare, që rrahu anembanë vendit fqinj, duke e shfaqur sot Shqipërinë me të gjithë krenarinë legjitime të bijve e bijave të saj dhe me dëshirën e fortë për të hapur, sipas porosisë së Naimit tonë një kapitull të ri vëllazërimi, rendi europian e paqeje me prosperitet me Greqinë, ku realiteti i ri që ka krijuar afirmimi qytetar i shqiptarëve të Greqisë, si edhe realiteti i afirmuar i grekëve të Shqipërisë, na e ka vënë mu përpara syve ftesën e urtë për ta parë të shkuarën përmes të ardhmes, e jo më anasjelltas, nëse duam bashkarisht që më në fund, Shqipëria dhe Greqia të bëjnë për popujt e tyre, atë që popujt e tyre kanë bërë për njëri-tjetrin përgjatë historisë. UNË BESOJ”, shkruan Rama.
Lajmi kryesor:
Turi me diasporën! Rama në Athinë: Greqia hoqi ligjin e luftës me Italinë me ne e mban! Absurditet, t'i zgjidhim çështjet si europianë jo si ballkanas
B.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
17 Dhjetor, 08:53
Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?
-
Po
72.7%
-
Jo
19.9%
-
Nuk e di
7.4%
Vota total: 2831
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Çelja e negociatave për Grupkapitullin 6, Rama: Një tjetër ditë krenarie, drejt objektivit të anëtarësimit të Shqipërisë në BE brenda 2030 (FOTOT)
18 Dhjetor, 08:42
-
Greqi/ Kapen 82 kg kokainë në Portin e Pireut, arrestohen dy punonjës të portit
17 Dhjetor, 22:31
-
'Jeni zgjedhur pa asnjë kushëri dhe parti', Rama me stafin civil e ushtarak shqiptar në NATO: Kushedi sa italianë e gjermanë keni lënë pa punë
17 Dhjetor, 19:50
-
Policia greke godet bandën me kryetar shqiptarin e njohur si 'Mondi', sekuestrohen drogë, armë e para kesh! 25 të arrestuar dhe 14 në kërkim
17 Dhjetor, 18:46
-
SHBA mesazh të prerë për Berishën/ Basha në 'Studio Live' tregon 2 grupet që i shkojnë pas kryetarit PD! Përpiqet të mashtrojë militantët, ndërkohë ka aleancë me Ramën
17 Dhjetor, 18:37
-
Ben Andoni: Politika nuk i njeh më shqiptarët
17 Dhjetor, 17:42
-
Kryeministri Rama takim me kreun e NATO-s Mark Rutte: Mbështetës i paepur i Shqipërisë
17 Dhjetor, 17:40
-
Merret peng dhe dhunohet greku në Kostur, policia shpall në kërkim shqiptarin
17 Dhjetor, 16:40
-
Atentati ndaj shqiptarëve në Athinë, rihapet dosja e vrasjes së 32-vjeçarit shqiptar Roan Brahimi, armikut të Ervis Martinajt! Dyshohet se kanë lidhje
17 Dhjetor, 15:10
-
Ylli Pata: Revolucioni hungarez i BE që 'shpëtoi' Shqipërinë, por jo vetëm
17 Dhjetor, 08:29
-
Infrastrukturë, kujdes ndaj pacientëve dhe teknologji e avancuar, pamjet nga shërbimi i Sëmundjeve të Brendshme te Spitali i Traumës (VIDEO)
17 Dhjetor, 08:15
-
Atentati në Athinë, identifikohet edhe shoku i viktimave, dyshohet të jetë plagosur
16 Dhjetor, 21:52