'Krah për krah me SHBA-në', ambasadorja Yuri Kim dhe Xhaçka në Batalionin Xhenio

'Krah për krah me SHBA-në', ambasadorja Yuri Kim dhe Xhaçka në Batalionin Xhenio

Yuri Kim dhe Olta Xhaçka

Ambasadorja e ShBA-së në Tiranë, Yuri Kim bashkë me ministren e Mbrojtjes Olta Xhaçka kanë qenë në depot e municionit në Batalionin Xhenio. Ajo ka theksuar se Shqipëria dhe SHBA-ja janë krah më krah për rritjen e sigurisë në fushën e mbrojtjes. Forcimi i kapaciteteve dhe rritja e masave të sigurisë, për depot e municionit në Batalionin Xhenio është synimi i dy vendeve në projektin e përbashkët.

"Krah për krah me Shtetet e Bashkuara të Amerikës për rritjen e sigurisë në fushën e mbrojtjes. Me ambasadoren Yuri Kim sot inspektuam punimet për forcimin e kapaciteteve dhe rritjen e masave të sigurisë, për depot e municionit në Batalionin Xhenio, në bashkëpunim me Departamentin Amerikan të Mbrojtjes. Ky projekt, synon rritjen e kapacitetit të Forcave tona të Armatosura për të kufizuar rrezikun e ngjarjeve shpërthyese dhe të devijimit të paligjshëm, të municioneve dhe materialeve shpërthyese. Mbështetja e aleatëve për FA është pasqyra më e mirë e vlerësimit për Shqipërinë, si aleat i denjë dhe vend i sigurt", shkruan Xhaçka.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sot Kukësi sfidon Egnatian në finalen e Superkupës, rrogozhinasit kërkojnë 'tripletën'

Sot Kukësi sfidon Egnatian në finalen e Superkupës, rrogozhinasit kërkojnë 'tripletën'